0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Në Gjenevën ndërkombëtare u prezentua ora e parë shqiptare (Primordial Passion) nga Spiro Ruco, konkurrente në Zvicër në «Grand Prix d’Horologeria de Genève»

Gjenevë, 4 shtator -Mbrëme ne « kryeqytetin » e Zvicres ne Gjenevë u mbajt nje evenement me karakter kombetar dhe nderkombëtar me rastin e promovimit celebrues te orës se pare shqiptare « Primordial Passion » te autorit Spiro Ruco, ku muarën pjese profesioniste dhe te orëve edhe ambasadorë shqiptare (Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia) si biznesmenë si dhe autoritete tjera zvicerane dhe shqiptare e media te shumta zvicerane dhe boterore, te cilin aktivitet e ndoqi gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Ora e parë shqiptare « Primordial Passion » (1.2 milio CHF) është një kryevepër e Spiro Ruco,  kon kurrente në Zvicër në «Grand Prix d’Horologeria de Genève»
Spiro Ruço, mjeshter i madh – argjendar, sot ne Gjeneven nderkombetare ne mesin e rreth 200 mysafireve shqiptare nga gjitha viset dhe zviceranë prezentoi veprën e tij kulmore te ores se pare shqiptare “Pasioni Primordial”, i përzgjedhur për Grand Prix d’Horlogerie de Genève
Me përfaqësueset e Ambasades dhe Misionit Shqipar pranë OKB-së, zonja Vasilika Hysi (ambasadore), Monika Zguro,  Ilir Neza, pastaj nga Rexhep Demiri, ambasador  RMV, Vigan Berisha (konzul i RK ne Cyrih) Nazmi e Avni Jakurti, Ermira Lefort (pianiste) afarist dhe nga rrjeti i bizneseve (SHZQ) si Visar Robelli (kryetar) Florim Useini, Xhelal Memeti, Kamer Idrizi, Sami Gashi, Dorina Karafili Ekinci Specialiste Kontabiliteti dhe Payroll, menaxhere e pergjithshme dhe Pronare e kompanise Dotax Treuhand GmbH, pastaj Klaudjo Fregja (biznesemen), Behar Hajda (biznesmen) Asllan Karaj (avokat i njohur), Naim Mala, Mirishahe Limani -Hiler etj..
Edhe me shume e freskuan mbremjen me plote emicone, kur mysafirve ju drejtuan vajzat e « arkitektit » te ores se pare shqiptare z.Pirros zonjushat Alba dhe Zhaklina Ruco qe ty dyja tash edhe bashpeuntore dhe manexhere te kompanise gjigante te orologjise « Primordial Passion-Pirro ». Të pranishmit, njëkohesisht i pershëndeti edhe bashkeshortja e Spiro Rucos. Ne stafin e kompanisë se orës “Pasioni Primordial”, nje kontribut të madhe e jep edhe Lorena Kola, dizajnere në Artistic Jewellery Pirro.
Ndersa mysafire nderi ishte Nicolas Wiederrecht, Co Owner at Agenhor SA (Bashkëpronar në Agenhor SA) një mik dhe perkrahes i madh i z. Pirro Ruco. Babai i Nicolas MonsieurJean-Marc Wiederrecht mori diplomën e prodhimit të orës në 1972 dhe krijoi shpejt biznesin e tij. AGENHOR është menaxhuar që nga viti 2017 nga Nicolas Wiederrecht. Keshtu bijtë e themeluesit, të cilët kanë ruajtur të njëjtin vizion: mjeshtëri, shpirtin e krijuesve të kabinetit dhe përsosmërinë e komplikimeve të prodhimit të orës.
Një “botë” në të cilën gjen të përmbledhura histori, art, kulturë, jetë dhe trashëgimi brezash që na identifikojnë në dekada e shekuj, është magjia e radhës në argjendarinë “Pirro”. Pirro  tashme si nje mabasador i orologjise shqiptare, ka hapur një rrugë dhe perspektivë të re për herë të parë edhe për Shqipërinë që të përfaqësohet në këtë konkurs.
« Falenderoj nga zemra pjesemarrësit, mysafre keta shqiptare e zviceran si dhe nga vende te ndryshme të botes, kolegë, miq vëllezer dhe motra mbare Zvicra te ardhur nga viset tona shqiptare ne mbrëmje e sotme promovuese ku prezentuam oren e pare shqiptare « Primordial Passion ». Do shtoja se kjo ore nuk eshte thjeshte vetëm një ore dore qe mbat kohen, por është një kryevepër qe mbat edhe suksesin e orologjië shqiptar e krijuar me motive kombëtare. Pikërisht për këto arsye, kjo kryevepër është një pretendente e fortë për çmimin e madh të orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër duke shënuar historine, meqë për herë të parë Shqipëria po hyn në këtë garë botërore… » ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z. Spiro Ruco.

Ora që po shkruanë historine e orologjise shqiptare « Primordial Passion » me motive kombëtare është kurorëzimi i punës  5-vjeçare e familjes Ruco

« Pasioni Primordial » është një orë që sjell në jetë artin, historinë dhe traditën përmes dizajnit të shkëlqyer dhe teknologjise së lartë në realizim. Ajo është një deshmi për dashurine, vlerat dhe pasionin që qëndrojnë pas krijimit të çdo detaji të saj, duke e bërë atë një pjesë unike dhe të vyer perjetesisht… » tha para mysafirëve z.Spiro Ruco, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ora e parë e krijuar me motive shqiptare është një kryevepër, e cila paraqet dymbëdhjetë valltarë folklorikë shqiptarë, që përfaqësojnë dymbëdhjetë krahina, secila unike dhe të larmishme në traditat e tyre. E realizuar në ari të verdhë në 18 K, mu në mes të orës është edhe llogoja e krijuesit të kësaj ore, Pirro. 12-të valltarë, katër muzicientë që luajnë në fyell, gajde, çifteli e lahutë përbëjnë mjeshtërinë e kësaj ore që ka përfshirë kaq shumë kulturë shqiptare dhe finesë artistike. Secili prej tyre është projektuar dhe gdhendur në një gamë mikron prej 9-10 mm secila, duke ruajtur origjinalitetin e një vepre arti skulpturore.

Një karakteristikë tjetër e dukshme , sipas z.Spiro Ruco, janë akrepat e orës dyngjyrësh në formën e kthetrave të shqiponjës, që tregojnë orët dhe minutat. Forma përbëhet nga një mikromozaik artistik i larmishëm, në gradient kuq e zi, prej gurësh xhami Murano, i përbërë nga 1500 gurë në tetë ngjyra të ndryshme dhe 64 prerje, më i vogli është me përmasa vetëm 0.2 mm.

Thënë shkurt ne kete veper te jashtezakonshme artistike, inxhinierike dhe arkitekturale…eshte perfshire e gjithe historia dhe traditat e vendit tone, Shqiperise, se bashku me zakonet e jeteses qe vijne nga nje kulture e larte edhe pse e lashte, por qe karakterizohet nga stili klasik i valleve dore per dore e deri tek veshjet aq te bukura, te qendisura dhe skalitura ne flori me aq mjeshteri po ashtu te larte.
Pikërisht për këto arsye, kjo kryevepër është një pretendente e fortë për çmimin e madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër duke shënuar herën e parë që Shqipëria hyn në këtë garë botërore.
“Pasioni Primordial” nga Pirro Ruço nuk është thjesht një orë, por një manifestim i lartë artistik dhe teknologjik, një kryevepër që i tejkalon kufijtë e të zakonshmes. E prodhuar në Shqipëri, kjo orë përfaqëson një sintezë perfekte mes mjeshtërisë artistike dhe përsosmërisë mekanike. Nën kubën e kristalit, “Pasioni Primordial” shfaq 16 figura të arta, ku 12 prej tyre janë kërcimtarë që simbolizojnë lidhjen dor më dorë me traditat epike të rajoneve shqiptare. Në qendër, katër instrumentistë janë të ulur në krahët e shqiponjës simbol që përfaqëson boshtin identitar të këtij krijimi të bukur. Shqiponja nuk është thjesht një element dekorativ, por një alegori e thellë filozofike, e cila ngërthen unitetin dhe trashëgiminë kulturore të një populli.
Ne, te gjithe Shqiptareve kudo ne bote nuk na ngelet gje tjeter, por te mbeshtesim kete kryearritje dhe me dashamiresine tone te bejme te mundur dhe ti urojme Pirros dhe ekipit te tij te jashtezakonshem.

Derniers articles