30.3 C
Berne
samedi 14/06/2025

Në Dusseldorf të Gjermanisë po mbahet Forumi Ekonomik në praninë ministrit Peci, filantropit Destani dhe biznesmenë e afaristë shqiparë dhe gjermanë

Dusseldorf, 13 qershor -Nen organizmin e Konsullates se Republikes se Kosovës ne bashkëpunim me Unonin e Bizneseve Shqiptare në Dusseldorf të Gjermanisë po mbahet Forumi Ekonomik dy ditore (13-14 qershor) ku po marrin pjese rreth 100 pronarë dhe afaristë nga Kosova dhe diaspora shqiptare në kete vend. Ne mesin e tyre eshte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural z.Faton Peci. Perveq ministrit, punimet e forumit ekonomik po e ndjek edhe filantopi dhe biznesmeni ndekrombëtar qe jeton dhe vepron ne Gjermani z.Lazim Destani, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch nga Gjermania.

Gjermania është partner strategjik i Kosovës jo vetëm  aspektin politik, por edhe atë  sigurisë dhe ekonomisë

Ne dite e pare te ketij Forumi Eonomik, perfaqesuesë të biznesve dhe afaristë shiqptare dhe gjerman kane pasur rastin te kembejne mendime, ide dhe projekte te larmishme finaciare qofte ne Kosove apo Gjermani keshtu duke krijuar ura nderlidhese  bashkpunimi ne sfren ekonomike dhe te bineseve.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural z.Faton Peci duke i falenderuar pjesemarrsit dhe duke ju uruar 26-vjetorin e clirimit te Kosovës, ai ka thëne se Kosova tashme eshte bere vendi i sigurt dhe i favroshem per investitoret jo vetëm shqiptare por edhe gjermane dhe te huaj te tjere.  Ai ne vazdim ka ftuar biznesment dhe afariste shqiptare dhe gjermanë te investojne ne Kosove te cilat do te gezojne mbështetje nga Qeveria permes grandeve te cilat investime do te jene te sigurta sikur ne Gjermani, sepse ne vend jane krijuar kushte dhe funskionon shteti juridik.

Filantropi Lazim Destani: Sot Kosoves dhe viseve tona mbi te gjitha i  nevoitet ekonomia

Ndersa pjasemarresin per disa ore prezentuan punen dhe sukseset e tyre ne fushen e ekononomisë ne fushen e bizneseve prodhuese teknlogjise dhe infomatikes si dhe bizenese nga fusha e indusistrise.

Filantropi dhe biznemsnei i njohur shqiptar me renome nderkombëatre i cili jeton dhe vepron ne Gjermani z.Lazim Destani para përfaqesueve te bizneseve shqiptare dhe gjermane nder tjera tha se « Sot Kosoves dhe viseve tona mbi te gjitha i  nevoitet ekonomia. Ekonomia e zhvlluar mire e drejton edhe politiken. Prandaj duhet me i dhene me shume rendesi se si mund te investojme ne Kosovë edhe vendlindjet tona për te ndihmuar vendin tone si ne avancimin e proceseve ekonomike ashtu edhe ne ndertimin dhe zhvillimin e vendit.. »

« Synimi i ketij forumi eshte thellimi i bashkepunimit ekonomik mes biznesmeve vendore dhe keto ne Gjermani.. » tha para te pranishme Behar Hyseni, Konsul i Repiblikes se Kosoves ne Dusseldorf te Germanisë. Te pranishme ju drejtua edhe Zef Dedaj, drejtor i KESA.

Përfaqesues te biznesve dhe afaristre ne kete forum thane se ky takim esthe i mire ne shkembim te përvojave te biznesve shqiptare ne ved dhe diaspore si dhe me partnereve gjermanë. Keshtu për Azem Rexhaj, drejtor i Bizneseve Shqiptare ne Gjermani « Sot Kosova nuk eshte vetëm nje treg qe premton por eshe nje partnere real dhe serioz qe oforn podukte dhe sherbimeve qe kane cilse me standarde evropiane te gatshme për te konkurruar ne tregjet e zhilluara gjermane, por edhe ne ato nderkombëtare.

Njeri nga pjesemarresit nga Kosova Xhevat Muqa, drejtot i kompanisë « Muqa Solar Company » qe ka sjellu ne Kosovë profesionalizmin me një eksperiencë nga Zvicra, Gjermania dhe Austria për gazeten zvcerane në shqip LeCanton27.cj ka thëne se « do ishte mire qe keto takime, forume te biznesmeneve shiptare dhe gjermanë me diasoren tonë te jene tradicionale dhe en faor te rimblebje sse ekonomise sonë.  Ketë shemebull te forumit te sotem ne Dusseldorf duhet ndjekur edhe diaspora shqiptare në Zvicres, Austrise dhe vendet tjera evropiane.. »

 

 

 

 

 

 

 

Derniers articles