Gjenevë, 20 qershor -Një javë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Iranit sot ketu ne Zvicer jane takuar shefat e diplomacive evropiane tetë a tetë në Gjenevë me homologun iranian Abbas Araghchi për të biseduar mbi krizen ne Lindjen e Mesme, n’veqanti për programin bërthamor!, njfton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Një takim ndërkombëtar i fundit u hap sot në Gjenevë, me qëllim përfundimin e armiqësive në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas gjithashtu mori pjesë në bisedime.
Kjo iniciativë shënon fillimin e një përpjekjeje intensive diplomatike dyjavore për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ministrat e Jashtëm flasin pas takimit me Iranin në Gjenevë: Moment i rrezikshëm
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologët e tij gjermanë, francezë dhe të BE-së, kanë dhënë një deklaratë për mediat pas bisedimeve me ministrin e jashtëm të Iranit në Gjenevë.
“Diskutimet që patëm me Iranin ishin se përshkallëzimi rajonal nuk i sjell dobi askujt”, thotë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas
Ai vazhdoi duke thënë se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të “ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes”.
“E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, thotë ai.
“Ne ishim të qartë se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore, dhe E3 dhe Evropa e kanë bërë të qartë për shumë vite që kjo nuk mund të ndodhë. Ne jemi të etur të vazhdojmë diskutimet dhe negociatat e vazhdueshme me Iranin dhe i bëjmë thirrje Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara. Ky është një moment i rrezikshëm dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos shohim përshkallëzim rajonal të këtij konflikti”, u shpreh kryediplomati britanik.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, e përfundon informimin duke këmbëngulur se iniciativa diplomatike duhet të hapë rrugën për negociata.
Ai shton se ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se është i përgatitur të vazhdojë diskutimet.
Ministri i Jashtëm Britanik David Lammy, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot dhe homologu i tij gjerman Johann Wadephul jane takuar me Ministrin e Jashtëm Iranian Abbas Araghchi për të diskutuar programin bërthamor të Teheranit dhe për të eksploruar zgjidhje diplomatike për përshkallëzimin aktual.
Këto diskutime vijnë një javë pas sulmeve izraelite kundër lokacioneve ushtarake dhe bërthamore iraniane, të ndjekura nga hakmarrja e Teheranit.
Bisedimet e Gjenevës shihen si një hap kyç përpara samitit të NATO-s javën e ardhshme në Hagë, ku siguria në Lindjen e Mesme pritet të jetë një temë kyqe diskutimi.
Gjeneva i ka prirë këtij lloj formati bisedimesh edhe më parë. Pas marrëveshjes bërthamore iraniane në vitin 2015, Parisi, Berlini dhe Londra gjithmonë mbajtën një kanal të hapur diskutimi me Teheranin, edhe kur Shtetet e Bashkuara ja kishin perplasur deren këtyre bisedimeve në vitin 2018.
Pra ky takim i sotem ne Gjenevë mes Teheranit zyrtar me diplomatet e vendeve evropiane mund të jetë treni i fundit për zgjidhjen e krizes mes Izraelit dhe Iranit.
Donald Trump i jep vetes dy javë për të vendosur nëse do ta përfshijë apo jo Uashingtonin në çështjet e Iranit.
Duket se keto dy jave presidenti amarikan Trump do t’i perodr për kekruar nga Irani te derëzohet ose, ose për te furnizuar me arsenal armesh Izraelin, qe siduket ju kane hargjuart reketat.
Por, mos ahrroni she SHBA-të kane problemeve te mbredshme.
Siq e dini Klani i Trumpit është thellësisht i ndarë madje edhe me sherbimin sekret amarikan, në lidhje me një sulm eventual të SHBA-së kundër Iranit.
Derisa, disa mbështetës kanë besim të plotë tek ai, të tjerë thone, se nuk duan te marrin pjese në luftë, polemikë kjo që mund t’i kushtojë shtrenjtë.
Te kujtojme pak deklaratat e Trumpit para 2 vitesh ku gjate situatave të tensionura ne ballkan apo koflikteve e tjera mes Rusise–Ukraines dhe ato ne Lindejen e mesame, thoshte se „Amarika nuk ka djem për te vdekur për vendet e huaja…“
Izraeli pret që evropianët « të kërkojnë një çmontim të plotë të programit bërthamor të Iranit, si dhe të programit dhe arsenalit të tij të raketave balistike… », deklaroi Daniel Meron, pak para se ministri i jashtëm iranian t’i drejtohej Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
Zvicra mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Iran
Ambasadorja e Zvicres ne Iran eshtë larguar ne Teherani gjatë natës se premte, ka njoftuar sot Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis, duke shtuar se ambasada është mbyllur përkohesisht.
– 27. 12. 2024: Izraeli bombardon nje spital ne gaza ‘Kamal Adwan’, 50 viktima, aty edhe paciente dhe mjekë
– 19. 06. 2025: Irani sulm spitalin Soroka në Beer Sheva ne Izrael, por pa asnië viktimë
Përderisa e gjithë bota ka drejtuar sytë drejt luftës mes Izraelit dhe Iranit, gjendja e popullatës në Rripin e Gazës është katastrofale dhe dramatike
Raportuesja e OKB-së me origjinë shqiptare Franceska Albanese e cila Natanjahun e quajti Hitler, tha se ne Lindjen e Mesme ai nuk po bën lufte, por po vret fëmijë, po ben masakra, gjenocid dhe spastrime etnike për te shfarosur popullin palestinezë. Ketu kemi te bejme me krime lufte kundër njerëzimit!
Pra mbetemi me shprese që sot ne Gjenevë do te levizin gjerat pozitivisht ne favor te paqes dhe stabilitetit Lindje e Mesme dhe kudo ne bote.