Bernë, 19 shkurt -Mijera shqiptare jo vetëm nga vendet fqinje (Greqia, Italia…) por edhe nga diaspora e larget gjate ketij uikendi janë nisur drejt Tiranes për të marrë pjesë në protestën gjithpopullore me 20 shkurt per liri e demokraci. Mesohet se ata gjate javes se fundit vetem nga Zvicra janë nisur qindra mërgimtare drejt kryeqytetit shqiptar dikush me aeroplanë e shumica me autobusë e vetur, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Vetem nga kantoni i Gjeneves dhe Lausannes javene fundit jane nisur 52 vetura dhe 6 autobusë transit permes Prishtines e Presheves e disa permes Italise dhe Malit te Zi… te gjithe në një destinacion, drejt Tiranës, për një qellim: për ta shpetuar Shqiperinë, si thone ata « nga kthetrrat e narko qeverise aktuale, nga mafia dhe korrucpioni! ».
Derisa në Greqi, Itali, Amerikë, France, Belgjike, Slloveni keto dy deceniet e fundit janë shtyer mijera shqiptare (1.400.000) ta leshjone vendin e shqiponjave nga papunesia dhe kriza ekonomike, perfshire ketu edhe korrupcionin dhe krimin e organizuar, në Zvicer jetojne mbi tre mije shqiptare përkunder masave strikte te ketij vendi për te pranuar azil, per shkak se Shqiperia për Zvicren dhe vendet e BE-së konsiderohet si një « vend i sigurt ».
Autoerite nga Zyra Fdeerale Statsiktika sot kane deklaruar gazete svicerane Le Canton27.ch se ne Zvicer aktualisht jetojne dhe veprojne 3197 shqiptare nga Shqiperia, ku nje pjesë e madhe e tyre qednrimine kane fituar statusin e azilit keto vitet e fundit te cilet siq shprehen, « kemi ikur nga papunësia, krizas eknomike, korrupciano, droga, dhuna dhe vrasjet e perditshme, perndjekjet e regjimit… », apo arsëyera tjera nga regjimi aktual i Tiranës.