0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Mesfushori Krasniqi lë Zvicrën për Kosovën

Bernë, 13 nentor -Mesfushori Bledian Krasniqi tashmë ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe se i njëjti ka aplikuar për pasaportë të Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duek ju rferuar Blick.ch.

23 vjeçari pati paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e fundit me klubin e tij kundër Servette. Përpos që e dominoi mesfushën, ai shënoi edhe gol.

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të tërheqë lojtarë me perspektivë në radhët e saj

“Blick” shkruan se përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe Bledian Krasniqi njihen që nga koha e tyre e shkurtër së bashku në FCZ në vitin 2022. Krasniqi, i cili ka luajtur për të gjitha grupmoshat zvicerane nën 18 vjeç dhe ka luajtur 38 ndeshje për Nati, aktualisht ka vetëm kombësi zvicerane.

“Megjithatë, tashmë ka aplikuar për pasaportë kosovare dhe duhet ta marrë atë për disa javë. Mbetet vetëm të zgjidhen formalitetet e fundit. Më pas, Franco Foda do të mund ta emërojë Bledian Krasniqin në ekipin e seniorëve në grumbullimin e radhës”, ka shkruar “Blick”, citon Le Canton27.ch

Para Krasniqit, portieri Amir Shaipi ishte ai që vendosi të “braktis” Zvicrën e të luajë për Kosovën.

Sikurse Shaipi, ashtu edhe Krasniqi kanë luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës.

Derniers articles