5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Dita Ndërkombëtare të OKB-së/ Nefail Maliqi ne OKB: Shqipëria 65 vjet anetare e saj, faktor stabiliteti në rajon. Kosova drejt anetarësimit..

Benrë, 24 tetor -Sot eshte dita Nderkombëatre e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Kombet e Bashkuara është Organizata Ndërkombëtare është më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945. Më 26 qershor 1945 u miratua Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila hyri në fuqi me 24 tetor 1945. Kjo datë u shpall si Dita Ndërkombëtare e OKB-së. « Shqipëria 65 vjet anetare e saj, faktrop stabilizue sne rajon. Kosova drejt anetarësimit… » ka thëne ne fjalimin e fundit ne OKB gazetari yne i njohur nderkombëtar Nefail Maliqi, citon gazeta zviceane ne shqip le Canton27.ch

Qëllimi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik, dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë. Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë.

Rugova ishte edhe ndër personalitet e para shqiptare që kishte vizituar OKB-në iu pritur si president i Kosovës nga shefi i OKB-së Kofi Annan

Gazeta zvicerane: Nefail Maliqi, gazetar i parë dhe i vetëm në OKB (per 20 vite rresht) ka pasur rastin për ta takuar dhe intervistuar se paku dhjete here ish-sekretaret e përgjithshëm i OKB-së (Butros Ghalin, Kofi Annan, Ban Ki moon dhe Antonio Guterres) me te cilët ka biseduar kryesisht per zhvillimet ne ballkan ne vencanti për Kosoven por edhe per te drejtat e njeriut ne Luginen e Preshevës.

« Shqipëria 65 vjet anetare e saj, faktrop stabilizue sne rajon. Kosova drejt anetarësimit… » ka thëne ne fjalimin e fundit ne OKB gaszetari yne i njohur nderkombëtar Nefail Maliqi.

Annan vizitoi Shqipërinë në ditët e vështira të vitit 1999 ku vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë ne Kukës. Kurse Kosoven me 19 qershor 2012 ishte kjo je vizite e pare e nje sekretari te pergjithshëm te OKB-së në Kosovë, vizite kjo e cila nuk u mirëprit nga serbet e as nga ruset. Anna atebote u mirprit nga i pritur nga nikoqiri dhe presidenti historik dr.Ibrahim Rugova dhe shefi u UNMIK-ut Bernard Kouchner.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, kishte thënë ai. Ai megjithatë kishte vlerësuar gjendjen e kampeve dhe mikpritjen që u rezervua për kosovarët.

Kofi Annan cka i tha gezetarit te Le Canton27.ch për Rugoven, luftën dhe paqen në Kosovë?

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqi eshte gazetari shiptsr i pare dhe i vetmi ne OKB (per 20 vitet rresht) ka pasur rastin për të  dhe intervistuar mbi dhjete here ish-sekretaret e përgjithshëm te OKB-së (Butros Ghalin, Kofi Annan, Ban Ki moon dhe Antonio Guterres) me te cilët ka biseduar per zhvillimet ne ballkan ne vencanti për Kosoven por edhe per te drejtat e njeriut ne Luginen e Preshevës.

Gazetari i Le Canton27.ch ka përkujtuar se në kohën e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova Kosova jo që nuk ishte anëtare e OKB-së por as e njohur ndërkombëtarisht kishte zhvilluar takime me zyrtare të lartë të OKB-së (me Kofi Annan, shefin e NATO-s Solanën) por në gjithë këto takime në OKB dhe NATO nga zyrtarët e këtyre organizatave botërore ishin shënuar dhe konsideruar si takime zyrtare. Vizita e Rugovës në OKB, jo vetëm se ishte shënuar si takim zyrtar por edhe pati jehonë të madhe në mediat botëtore.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuarapër Kofi Anna ne bisede me gazetarit shqiptar ne OKB,  duke folur për personalitetine  Rugoves ne vazhdim ka pohuar se  ” ju shqiptaret duhet t’i thuani Thenks Rugovës dhe Amerikës qe ju cliruan dhe qe sot e gezoni ket liri..”

Iniciatorët te krijimit të saj u bënë fuqitë e mëdha të koalicionit antifashist, SHBA dhe Britania e Madhe të cilët në pikën e 11 të Kartës së Atlantikut të nënshkruar në 14 gusht 1941 dhe që përmbante principet bazë mbi rendin e ri botëror të ardhshëm, ranë dakord që pas luftës do të krijohej “..një sistem i vazhdueshëm i sigurisë së përgjithshme”.

Në Deklaratën e 1 janarit 1942, e nënshkruar nga përfaqësuesit e 26 shteteve të koalicionit anti-fashist dhe anti-nazist u ritheksua nevoja për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme që do t’u siguronte kombeve mundësinë për të jetuar të sigurt brenda kufijve të tyre.

Ideja e krijimit të një organizate të re universale dhe emërtimi “Kombet e Bashkuara”, u rimor në shqyrtim në Konferencën e Ministrave të Punëve të Jashtme të SHBA, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe , që u zhvillua në Moskë me 19 deri 30 tetor të vitit 1943. Në Deklaratën mbi Sigurinë e Përgjithshme që u nënshkrua më pas edhe nga Kina, u formulua për herë të parë vendimi mbi krijimin e Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa parimet, struktura dhe funksionet e organizatës u formuluan në Konferencën e Dumbarton Oaks (lokalitet afër Uashingtonit), që u zhvillua nga 21 gusht deri me 29 shtator të vitit 1944, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe dhe Kinës. Konferenca përpunoi dokumentin e quajtur “…propozime për krijimin e organizatës ndërkombëtare të sigurimit të përgjithshëm”.

Në shkurt 1945 u mbajt Konferenca e Jaltës, në Krime, me pjesëmarrjen e Franklin Ruzvelt, Stalin dhe Churcill. Ajo hodhi bazat politike të të gjitha bisedimeve për paqe pas përfundimit të luftës. Në këtë konferencë u ridiskutua dhe u ra dakord përfundimisht për krijimin e OKB si një organizatë ku mund të bënin pjesë kombe të mëdhenj e të vegjël.

SHBA thirrën Konferencën e San Franciskos, ku do të merrnin pjesë të gjithë shtetet që i kishin shpallur luftë Gjermanisë naziste deri në mars 1944. Konferenca e San Franciskos i zhvilloi punimet e saj nga 25 prilli 1945 deri me 26 qershor të vitit 1945. Ajo pranoi dështimin e Lidhjes së Kombeve për pengimin e Luftës së Dytë Botërore.

Derniers articles