0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Mbi 60 % të zviceranëve i thonë JO iniciativës që kufizon migracionin

Bernë, 27 shtator -Zvicra sot ka votuar për pesë çështjet kryesore (Migrimi, Pushimi i atësisë, Avionë luftarakë, Zbritja e taksës së fëmijëve dhe mbrojtja e kafsheve) njera nder to qe ishte em diskutabile ishte kjo e migracionit, njfotn gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canto27.ch »

Zviceranët refuzojnë të shfuqizojnë lëvizjen e lirë të njerëzve me Bashkimin Evropian, sipas projeksionit të parë të botuar nga instituti gfs.bern. E djathta konservatore pëson kështu një dështim të ri në votime me iniciativën e saj popullore « për imigrim të moderuar » («pour une immigration modérée»)

Helvetët i thonë jo një « Swixit »

Referendumi më i diskutueshëm diteve te fundit ne mediat dhe publik ishte iniciativa e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) për zbatimin e një kufiri për migracionin nga BE në Zvicër. Qeveria Zvicerane dhe të gjitha partitë e mëdha përveç SVP e hedhin poshtë iniciativën.

Iniciativa e SVP-së për kufizimin e migrimit nga shtetet e BE-së, sipas të gjitha gjasave do të pësojë fiasko në kutitë e votimit, në referendumin që u mbajt sot, në nivel nacional, në Zvicër

Kështu sipas rezultateve preliminare, 63 % kanë votuar kundër kësaj iniciative, vlerëson SRG. Sigurisht, është ende heret për të folur për rezultatet përfundimtare por trendi i humbjes së kësaj iniciative duket mjaft i qartë.

Populli zviceran refuzoi nismën popullore « për imigrim të moderuar » me 63%, sipas projeksionit të parë të botuar nga instituti gfs.bern. Teksti i Bashkimit Demokratik Qendror (UDC / e djathta konservatore) kërkonte që Zvicra të rregullonte imigracionin e saj në mënyrë autonome. Duke futur një nen të ri 121b në kushtetutë, partia bëri thirrje për përfundimin e plotë të marrëveshjes mbi lëvizjen e lirë të personave me Bashkimin Evropian (BE).

Përveç për migracionin, sot zviceranët votojnë edhe për 4 iniciativa të tjera. Në vazhdim, trendi aktual për të gjitha iniciativat në nivel të Zvicrës: JO (63 % ) për iniciativën e kufizimit, PO (53% ) ligjit te gjuetisë, JO (61%) shtesave të fëmijëve,  PO (60%) lejen e atësisë dhe  PO ( 53%) për avionët luftarakë

 

Derniers articles