13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Lideri i Kosovës Albin Kurti më 24 tetor ne mesin e shqiptarëve në Zvicër

Berne, 15 tetor -Lideri i Kosoves Albin Kurti ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Vetëvendosjes, gjate uikendit te javes se ardhshme do te gjendet ne mesin e shqiptareve ne Zvicër per te takuar profesionistë të rinj dhe ekspertë që jetojnë në Zvicër. Këtë e ka bere me dije per gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » znj.Fëllanza Podrimja, anetare e VV
Tubumet me Albin Kurtin ne Zvicër:
Ne Bazel – 24 tetor (e shtunë) nga ora 16:15-17:30 
Ne Aarau: 25 tetor (e diel) nga 14:30 deri 16:00
Sipas znj. Podrimja « Albini do të diskutojë mundësitë e bashkëpunimit profesional mes jush dhe Qeverisë së ardhshme Kurti. Përmes pjesëmarrjes dhe kontributit tuaj, do të jetë më e lehtë arritja e qëllimeve tona për një shoqëri prosperuese dhe qeverisje efektive. Historikisht, mbështetja e Kosovës nga diaspora e saj është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme, andaj kjo traditë do të kultivohet edhe më tutje. »
« Bazuar në kufizimet rreth situatës me Covid-19, ai do të mund të takohet me grupe të vogla, jo më shumë se 20 persona. Nëse dëshironi më shumë informacione më kontaktoni me mesazhe”, thote znj. Fëllanza Podrimja

Derniers articles