-0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Lara Colturi, nuk ndalet! Forca Shqiperia, medaljen e bronztë në botërorin në Francë

Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqi me Lara Culturi, kampionen shqiptare te skive gjate garave ne alpet e Frances

France, 2 shkurt -Skiatorja e njohur shqiptare Lara Colturi fitoi medaljen e bronztë në garën e sllallomit të madh, në botërorin për kategorinë junior në ski, njofton nga Franca redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqi i cili ndoqi perseafermi keto gara nderkombetare. Ky turne që po zhvillohet Port Du Soleil të Francës

Medalja e Kupës së Botës: Duket se ajri i Alpeve i bëri mirë Lara Colturit

Lara Colturi 17-vjeçarja italiane që përfaqëson Shqipërinë i dha sot një tjetër shije talentit të saj dhe fitoi medaljen e bronztë në sllallomin gjigand në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Haute-Savoie (Francë), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe ndoqi kete garë botere drejtpërsëdrejti nga pista e skive në Saint Jean d’Aulps. Lara Culturin,  ekspertët francez eprezantojnë si talenten më i madhe në Evropë.

Skiatorja super e talentuar Lara Colturi demonstroi edhe një herë aftësitë e saj në Kampionatin Botëror të Juniorëve dhe fitoi një medalje. Favoritja e madhe, shqiptarja Lara Colturi është dashur të kënaqet me bronzin në Francë këtë të premte, më shumë se një sekondë pas fitueses kanadeze. Çfarë është e çuditshme për të gjitha këto: vetëm të martën Colturi përfundoi në vendin e 12-të në sllallomin gjigand Erta në Kronplatz – ajo kurrë nuk ka qenë kaq e mirë në këtë disiplinë.

Pak ditë më vonë, adoleshentja fitoi medaljen e saj të tretë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Francë. Një vit më parë në St. Anton, ajo fitoi medaljen e artë në super-G dhe bronzin në sllallomin gjigand përpara se Colturi të çante një ligament kryqëzues pak më vonë dhe t’i duhej të përfundonte sezonin e saj.

Colturi bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje botërore, pas atyre të një vit më parë, po në kategorinë junior. Pas dy zbritjeve, skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 2’03”14.

”Më konsiderojne legjendë e re, por unë ende jam shume e vogël. Perpskeivën e kam perpare, cka do ta eshmoje veten, duke  bëre maksimumin e maskimimit për vendin qe e perfaqesoj. Po, natyrisht, jam shumë i lumtur për sot, përkuder asaj qe kam bere ca gabime, nga te cilat do të mësoj gjithmonë. Unë nuk do te ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim ne fushën e bardhë…” ka thëne Lara Culturi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Edhe pas zbritjes së parë ajo ishte e treta (59”91), pozicion që e ruajti edhe pas zbritjes së dytë, ku dha kohën 1’03”12.

Presidentini Federates Shqiptare te Skive Elvis To i per gazeten zvicerane ka thene se «Colturi shpresonte të kapte medaljen e artë në këtë garë, pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, por edhe vendi i tretë është një rezultat shumë i mirë për skiatoren 17-vjecare, që ngre sërish lart flamurin kuqezi. »

Aventura e Lara Colturi në këtë botëror do të vijojë edhe ditën e shtunë, me garën e sllallomit, ku sërish skiatorja kuqezi do të synojë podiumin.

Në garën e sotme, për ngjyrat kuqezi garoi edhe skiatorja Chiara Di Camillo, që u rendit në vendin e 61-të. Ajo dha kohën e përgjithshme 2’39”97, duke qenë shumë larg kreut.

Ndodhemi në Francë, në alpet e Francës. Një tjetër lajm i shkëlqyer edhe Deni Xhepa është në vendin e 17-të ndërsa në vendin e 16-të Alban Elezaj që garon për Francën,. Marrim çmimin e tretë. Shqipëria nuk ishte dëgjuar në kampionatin e skive por tani u bë rutinë. Lara natyrisht është shumë e motivuar. I ka përbërësit që të dalë kampione bote. Kishte një trishtim sepse pretendonte të ishte e para. Por këtu jemi në kushte të një bore të shkrirë që e dëmton rezultatin e saj. Por edhe vendi tretë për Shqipërinë e vogël është diçka e jashtëzakonshme”,-tha Toçi.

Lara në Botërorin e kaluar të zhvilluar në Austri fitoi 1 medalje ari në super gjigant dhe 1 bronzi në slalom gjigant, të parat për vendin tonë në ski për të rinj.

Presidenti i Federatës së Skive shtoi më tej se me këto rezultate, Laura do të jetë konkurruese edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2026.

Posht ne foto: Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqi me Lara Culturi, kampionen shqiptare te skive gjate garave ne alpet e Frances

Derniers articles