5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Një lajm i mirë nga Berna: Zvicra e heq Kosovën nga lista e karantinës

Nga nesër (28 shtatori) i këtij viti, Kosova heqet nga lista e karantinës në Zvicër. Kujtojmë faktin se kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit e pati vendosur në listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.

Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infeksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë.

Image

Zyra Federale e Shëndetit publik (BAG) ka bërë riaktualizimin ose përditësimin  e listës. Dhe, në varësi nga këto zhvillime, ajo ka hequr ose ka vendosur shtetet përkatëse në listën e karantinës.

Lista e re do të hyjë në fuqi të hënën, 28 shtator, siç është njoftuar nga BAG. Kushdo që hyn nga një prej vendeve të rrezikut duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë.

Përveç Portugalisë, Belgjikës dhe Britanisë së Madhe, Zyra Federale tani ka shtuar në listë Danimarkën, Irlandën, Islandën, Slloveninë, Hungarinë dhe Marokun. Nga vendet në Lindjen e Mesme, Omani përsëri konsiderohet një vend me rrezik.

Lista e azhurnuar përfshin gjithashtu zonat e Bretanjës në Francë, Ligurisë në Itali dhe shteteve federale të Austrisë së Epërme dhe Austrisë së Poshtme në Austri.

Ndërkaq, BAG ka nxjerrë nga lista dy vende të Evropës: Kosovën dhe San Marinon. Siç është shkruar tashmë, Kosova prej më shumë se dy javësh ka një numër të ulët infeksionesh, konkretisht nën 60 në 100 mijë banorë. Ndërsa ditëve të fundit, ky numër ka rënë në 52.

Qeveria federale ka vendosur kriteret për vendet me rrezik në një rregullore: Këto janë vende në të cilat numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit ka kaluar më shumë se 60.

Derniers articles