5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Lajcaku në Kosovë i padeshirueshëm, në Zvicër i papranueshëm !

Bernë, 5 shtator -I caktuar në prill si ambasadori i ardhshëm i Bashkimit Evropian në Zvicër, Miroslav Lajčák përfundimisht nuk do të marrë postin e tij në Bernë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Është vazhduar mandati i tij si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë. Ambasadori aktual grek Petros Mavromichalis është rikthyer edhe një vit.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bern të Zvicrës ka njoftuar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të emërohet ambasador në Zvicër.

Kjo nuk do të bëhet pasi sipas delegacionit të BE-së në Bern, për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara”.

“Për shkak të zhvillimeve të papritura, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn, Miroslav Lajçak, përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bern. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit të tanishëm, Petros Mavromichalis, është zgjatur deri më 31 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Bern.

“Mezi pres të kaloj edhe një vit në Bernë dhe të bashkëpunoj me partnerë dhe miq nga Zvicra dhe Lihtenshtajni për të thelluar marrëdhëniet me këto dy vende partnere të rëndësishme të BE-së”, tha Petros Mavromichalis në X. Grec zgjat mandatin e tij deri më 31 gusht 2025.

Së fundi, emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i është zgjatur mandati deri në janar të vitit tjetër në krye të bisedimeve mes dy vende, ku më pas do të emërohej ambasador në Zvicër.

Derniers articles