Gjenvë / EBU, 3 dhjetor -Asambleja e Përgjithshme e 93-të e me radhë e EBU-së (AP) do të zhvillohet në mënyrë të jashtëzakonshme në Lozanë këtë vit, në Qendrën e Konferencave të Mijëvjeçarit. Konferenca do të mbahet me 5-6 dhjetor (E enjte dhe e premte) ne hotelin Mllenium (Millennium Conference Centre) ku ne mesin e 52 delegacioneve te mediave, anetare ne EBU-s do jete edhe nje delegacion nga Tirana dhe Prishtina, rrespektivisht nga kreu drejtues te RTK-së (Hysen Hundozi dhe Elvana Prekazi ), njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar brimeve nga EBU nqe Gjenevë.
Batcheva nga Gjeneva: Pjesemarrja e Kosoves ne AP te EBU-s ka domthenje te madhe. RTK-ja de fakto është anëtare e EBU meqë merr pjesë në gjitha aktivitetet tona
Asambleja e Përgjithshme është organi suprem drejtues i EBU-së dhe zotëron të gjitha kompetencat e nevojshme për përmbushjen e objektivave të Unionit, duke përfshirë përcaktimin e strategjisë së organizatës dhe miratimin e financave të saj.
Kuvendi mblidhet dy herë në vit: sesioni veror është i hapur për të gjithë anëtarët dhe bashkëpunëtorët dhe organizohet nga një organizatë anëtare; sesioni dimëror është i kufizuar për anëtarët dhe mbahet në Gjenevë, sivjet ekspcepcionele ne Lausanne.
Asambleja Gjenerale edhe një herë, do të përkojë me Samitin e AI, i cili tani është në edicionin e tij të dytë. Temat e qeverisjes do të mbulohen pasditen e ditës së parë (5 dhjetor) dhe do të përfshijnë zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të EBU-së për 2025 dhe 2026, si dhe një prezantim të Compass-it të EBU-së që ishte objekt i diskutimeve të fundit me delegatët që morën pjesë në seancën e mëparshme verore të AP që u zhvillua në Limasol, Qipro.
Kuse dita e dyte 2 (6 dhjetor) do t’i kushtohet tërësisht seancave të nivelit të lartë me temën e AI si pjesë e Samitit të AI që do të zhvillohet gjatë gjithë ditës. Ashtu si vitin e kaluar, mëngjesi i ditës 2 do të jetë i hapur për të gjithë anëtarët e EBU, me delegatët e AP-së të inkurajuar të qëndrojnë për të gjithë Samitin, edhe pas mbylljes zyrtare të AGJ në mesditë.
Aleanca më e madhe mediatike e shërbimit publik në botë perfshineë 112 organizata nga 56 vende anëtare te EBU-s
Lidhur me pejsemarrjen e përfaqesuesve te mediumit publik nga Kosova (RTK) znj.Radka Betcheva, shefe për marrëdhënie me anëtarët në Evropën Qendrore dhe Lindore për gazetne zvicerane en shqip Le Canton27.ch ka thëne se «pjesemarja e Kosovës, rrespektivisht nga kreur i RTK-së që të ftuar zyrtarisht nga EBU jane Hysen Hundozi dhe Elava Prekai. ka domethenje dhe nje shenjë e mire per perspektiven e ketij mediumi publik që se shpejti mund të jete anetare e Unionit Evropian i Transmetuesve me qe RTK një kembe e ka ne Priosjhtine e një në Gjenevë, qe don te thote se de de fakto eshte anetare por ende jo de jure. Ne nga EBU jemi partnere me RTK-ne dhe kemi bashkepunim te ngusht me ket medium kosovar..»