7.2 C
Berne
mardi 10/03/2026

Interpoli arreston në Zvicër një qytetarë të Mali i Zi

Bernë /FEDPOL, 9 mars – Policia zvicerane (FEDPOL) ka arrestuar një burrë (32) nga Podgorica, i cili kërkohet nga Interpol Podgorica për evazion tatimor prej miliona dollarësh dhe krijimin e një organizate kriminale. Ekstradimi në Mal të Zi është duke u përgatitur dhe procedurat janë duke vazhduar, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Personi ne fjalë i cili është subjekt i një kërkimi për shkak të procedurës penale që po zhvillohet nga Prokuroria Speciale e Shtetit në rastin e falsifikimit të faturave të disa personave juridikë nga territori i Malit të Zi.  Sias policsie « ai në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020, të gjitha me qëllim shmangien e pagesës së taksave ndaj shtetit të Malit të Zi, ku shuma në fjalë është në miliona për të cilën shteti është dëmtuar »

Ata vënë në dukje se komunikimi midis autoriteteve shtetërore kompetente të Zvces dhe Malit të Zi është duke vazhduar, me qëllim ekstradimin e këtij personi në Potgoricë, duke marrë parasysh faktin se ky person më parë ishte privuar nga liria në Zvicër për një vepër penale sipas Ligjit për Drogën Narkotike që ai e ka kryer në territorin e Zvicrës, dhe se procedurat penale në këtë drejtim janë ende duke vazhduar para autoriteteve kompetente të këtij vendi.

Derniers articles