2.2 C
Berne
samedi 21/12/2024

INTERPOL lëshon alarmin global drejtuar qeverive: Kujdes nga mashturuesit e vaksinave te COVID-19

Nje lajm nga Interpol-i me interes kombetar dhe nderkombetar drejtuar qeverive perballe mashtruesve me vaksina

LYON, Francë-INTERPOL ka lëshuar një alarm global për grupet e krimit të organizuar që përpiqen të mashtrojnë qeveritë me oferta të rreme për të shitur vaksina COVID-19, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te Interpol-it

Paralajmërimi pason rreth 60 raste në 40 vende të botës ku individët në ministritë e shëndetësisë dhe spitalet kanë marrë oferta për vaksinat COVID-19 të miratuara për shpërndarje në vendin e tyre.

Zakonisht duke pretenduar se përfaqësojnë një prodhues të vaksinave ose një agjenci qeveritare që lehtëson shpërndarjen e vaksinave, mashtruesit po synojnë llogaritë profesionale dhe personale të postës elektronike të blerësve të mundshëm, si dhe kontaktin përmes telefonit.

Derniers articles