17.5 C
Berne
dimanche 8/09/2024

Imami u xhamisë në Bernë Mustafa Memeti uron komunitetin shqiptarë në Zvicër për muajin e Ramazanit

Mustafa Memeti ima i xhamise se Berniot dhe dhe kryetarit të forumit koordinativ të organizateve shqiptare islame në shtetin helvetik
Bernë, 2 prill –Me rastin e fillimt të muajit të Ramazanit në cilsinë e drejtorit pran qendrës islame të Bernit dhe kryetarit të forumit koordinativ të organizateve shqiptare islame në shtetin helvetik, prof.Mustafa Memeti ka uruar te gjithë bashkëkombasit të konfesionit islam fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Sipas imamit ne xhamine e kryeqytetit helvetik Mustafa Memeti ne Zvicer aktualisht jetojne dhe veprojne mbi 500.000 muslimanë apo 5% nga numri i përgjithshem i popullsise në kete vend. Prej tyre 50% apo 250 mije jane shqiptare kurse 10% boshnjak, ndersa te tjeret jane turq, arabë si dhe nga komunite tjera te vendeve të ndryshme  te botës.
« Ne Zvicer jane mbi 300 xhami, prej tyre rreth 100 jane te komuniteti shquptare, te cilat njihen si qendra islame per lutje.  Xhamia jone ne Bernë eshte themeluar dhe udhëheqet nga shqiptaret, por afron sherbime per te gjitha muslimanet me konceptin e saj multikultutor.. »
Ne mesazhin  e urimit të imamit shqiptare të Xhamise ne Bernë z. Mustafa Memeti permes gazetes zvicerane Le Canton27.ch  drejtuar komunitetit te besimit islam në Zvicër nder tjera thuhet se « Ky muaj këtë vitë u sikronizua me zhvillime dramatike në arenën ndërkombtare, por muaji fisnik i ramazanit në të cilin kultivohet vlera njerzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellt dhe dashuria midis njerzëve pa dallim etnie, ngjyre, gjuhe, pikëpamje ideologjike dhe religjioni, është gjeneratorë konstruktiv i harmonisë ndërnjerzore… » 
Sipas tij « shpresojmë që ky muaj i shenjtë të pasqyrojë në menyrën konstruktive dhe të denjë bindjen fetare tonën për t’i përkushtuar lartësimin shpirtrorë në dobinë e vendit dhe shoqërisë sonë diverze si një aktë hynjorë dhe si të till duhet mbrojtur dhe kultivuar. Sepse agjërimi në vetëvetiun gërthen filozofinë e cila bazohet në dinjitetin, lirinë dhe solidaritetin midis njerzëve në përgjithësi. »
Po ashtu ai ne funds ka uruar uruar që muaji i Ramazanit të gjejë vendin ku jetojmë, shoqërinë dhe familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. « Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësojë agjërimin, të na bej prej adhuruesve të sinqertë, të na falë mëkatet tona dhe të na kaplojë me mëshirën e Tij. Urojmë që paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut të jetë mbi ju dhe familjet tuaja!. » thuhe tne fund te urimit te imame Mustafa Memeti, dergfuar redakise se gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Derniers articles