Berne, 15 janar -Një shqiptar homoseksual që jeton në Zvicër qe dëshironte të vizitonte të dashurin e tij në Gjermani, tha se i ishte nënshtruar presionit joadekuat nga oficeri i vendosur në kufi. “Unë jam akoma në shok. Nuk mund ta besoj. » Kushtrim K. * po lufton për të tretur atë që i ndodhi të shtunën e kaluar në doganat midis Kreuzlingen (TG) dhe Konstancës (Gjermani). Ai dyshohet se ishte ngacmuar nga një agjent gjerman. Megjithatë gjithçka që ai donte ishte të kalonte kufirin për të vizituar të dashurin e tij. « Deri më tani, kurrë nuk kishte pasur ndonjë problem. », shkrun shtypi gjermane, transmeton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
Një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është detyruar të bëj çmos për të bindur doganierin gjerman për ta lënë të lirë të kalojë, teksa pretendoi se ishte “gay” dhe po shkonte te partneri i tij.
“Ai më bërtiti duke u shprehur se mund të kthehesha mbrapsht nëse nuk kisha dëshirë. Isha krejtësisht i hutuar dhe nën presion. Nuk kam asnjë foto me të në rrjetet sociale. Prindërit e mi janë myslimanë të devotshëm, ata kurrë nuk do ta kuptonin marrëdhënien time, » tha ai për ’20 minuten’, transmeton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
Për të kaluar kufirin për në Gjermani u gjet zgjidhja, kur shqiptari më në fund gjeti fotot mes tij dhe partnerit, ku vihej re fytyra e tij dhe organi gjenital i partnerit.
Shqiptari shpjegon se ai jeton fshehtas homoseksualitetin e tij, nga frika e hakmarrjeve dhe diskriminimit. Kjo është arsyeja pse ai vështirë se ka ndonjë fotografi të tij dhe të dashurit në telefonin e tij celular. “Prindërit e mi janë myslimanë dhe shumë fetarë. Ata nuk do ta kuptonin. Unë duhet të jem jashtëzakonisht i kujdesshëm. ”
Djali i cili ishte edhe i martuar ligjërisht me partnerin e tij nuk ka mundur të kalojë kufirin pavarësisht dokumentit. Kjo pasi polici i ka kërkuar fotografi intime, madje deri edhe video.
Kushtrim K. * – Emer i improvizuar