3 C
Berne
lundi 23/12/2024

Glauk Konjufca: Qeveria e Kosovës dhe KQZ me votimet, thikë pas shpine diaspores! Luftën ndaj mërgatës, ata do ta paguajnë më 14 shkurt 2021

Prishtinë, 27 janar -Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh anëtar në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca ne nje interviste ekskluzive per gazetën zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » ka thënë se pas zgjedhjeve te 14 shkurtit te ketij viti konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë dukshëm. 

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se moscertifikimi i 47 kandidatëve përfshirë këtu edhe kryetarin e kësaj lëvizjeje Albin Kurtin, po bëhet qëllimisht nga ana e KQZ-ne e Valdete Dakës për eliminimin e politike dhe realizimin e apetiteteve te miqve dhe njerëzve te PAN-it dhe Pronto-s

Sipas z. Konjufca « Valdeta Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit. Ne e dimë sikur edhe ndërkombëtaret se kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u certifikuar nga KQZ. Valdete Dakën nuk është duke e kercnuar askush. Nese vertete ajo ndjehet e kërcnuar, Vadletja është duke e kercnuar nga Daka e cila nuk po rrespekton rregullat e KQZ-se dhe Kushtetueses. Me vendimin e fundit te KQZ-së u pa qartë për çka e pata fjalen javen e kaluar, kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit. Shkurt e shqip, me keto lojra te ndyra qe po vepron Daka, sipas diktakteve nga jashte, ajo po e ngulëfat pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Pra, Valdete Daka është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit… »

Konjufca: Qeveria e Hashim Thacit dhe Isa Mustafa ja djegen Kosovës 10 vite te nalt te poshtë me Vucicin dhe Dacicin!

A do të jap dorëheqje nesër Glauk Konjufca? | PrishtinapressI pyetur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili proces ka mbetur në etër, në vazhdim z.Konjufca është përgjigjur se « Ky proces ka pasur defektet e veta subastanciale te cilat ne i kemi artikuluar vazhdimisht, që kur ka nisur dialogu. E para, Kosova do ta përkujtojme qe kur ka shpallur pamvarësinë dmth nga 17 shkurti i vitit 2018 deri në korrik te vitit 2010 e ka pasur nje ngritje dhe konsulidim ne arenën ndërkombëtare, ku shteti ynë mori hov duke u njohur dhe mbështetur nga vendet e shumta botërore si dhe organizata ndërkombëtare.. E përmenda aty korrikun e vitit 2010 qellimisht se në atë periudhe ndodhi edhe verdikti i Gjykates Nderkombëtare te Drejtësisë me seli ne Hagë e cila i dha legjitmitetin e pamvaresisë së Kosovës, gjë kjo që nuk ka kthim mbrapa. Ky vendim ka peshën e vetë të madhe madje historike, meqë është një vendim i një Gjykate Nderkombëtare e cila është organ i OKB-së, vendim ky që duhet ruajtur si sytë e ballit. Dhe cuditërisht nga ky vit, për dy vite nga konsuilidimi dhe perparimit ne skenen nderkombëtare, faktikisht dhe fatkeqësisht nisi një proces i pafavorshem dhe une mendoj prapakthyes ne aspektin e shtetesise se Kosovës me fillimin e negociatave me Serbinë. Keshtu Kosova nisi te poshtëzen, duke zbehur pamvarerësinë me stagnimin e procesit te integrimeve bashk me deshtimin e lobimit dhe zhagitjen e dialogut që bëhej qëllimisht nga Serbia dhe kta tanet shkonin e vinin nga Prishtina ne Bruksel dhe anasjelltas që më shume benin ekskurzion dhe biznes, se sa punë. »

« Delegacionet tona maratonike ne Bruksel dihet kush kush i udhehiqte, atje para Vucicit beheshin pule, kurse këtu ne Prishtine gjela, trima duke dhenë deklarta ne televizone, në mediat e tyre, se bëmë ashtu e keshtu, qe ne fakt nuk bënë asgjë, përkundrazi dëmtuan demokarcine dhe integrimet e Kosovës nëse kemi parasysh mungesën e liberlaizmit te vizave apo deshtimtimin e anetaresimit të Kosoves ne UNESCO dhe Interpol etj..Pra, pse une e konsideroj kete proces te dilagut si negativ? Sepse u krijua nje kornize e negociatave ne te cilen u sigurua qe temat dhe aspeketet qe do te trajtohen brenda kesaj kornize te jene krejtesisht ceshtje te brendshme te Kosovës. Pra aty u ngrit rregullimi territorial i Kosoves. Aty u bisedua dhe u ngriten si teme gjyqesor brenda Republike se Kosovës , sidomsos ne ato komuna te banuara me shumice te popullates serbe, ku Vucic synonte dhe u pozicionuan te pengonte rregullimin shtetëror te Kosovës.. Derisa Beogradi dhe Vucic merreshin me serbet e Kosovës, Prishtina dhe lideret tanë duhej ta kushtëzonin Serbinë me Luginën e Preshevës ashtu që drejtat e pakicave që janë në Kosovë t’i kenë edhe shqiptarët e kësaj ane. Por kjo është vetëm njëra nga kërkesat e Lëvizjes Vetvendosje!.. » ka then z.Konjufca

Ish-Ministri kosovar Konjufca: Rruga e Beogradit per në BE kalon permes Preshevës dhe jo përmes Moskës! 

Çka po ndodh mes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, a po ndahet përsëri Vetëvendosje? - Bota SotGlauk Konjufca ka thënë se kombi shqiptar në Luginë të Preshevës është pjesa më e harruar e kombit shqiptar dhe është fatkeqësi e madhe që kombi shqiptar në Luginë të Preshevës përballet me regjimin shtypës dhe të padrejtë serb i vetmuar dhe pa ndihmën e cila duhej të ishte më e fuqishme nga ana e Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Lugina e Presheves nuk e meriton ket malltretim nga qeveritë e Kosovës. Ata u përdoren dhe po përdoren si karte per fushata sa nga Beogradi po aq edhe nga Prishtina! Une besoj se Serbia ka marrur mesim nga Kosova se si te sillet sot me shqiptaret entik ne Luginen e Preshevës te cilet sot jane viktime e politikave serbe antishqiptare dhe e spastrimeve etnike! Prandaj, rruga e Beogradit per në BE kalon permes Preshevës dhe jo permes Moskës! 

Për më tepër, z.Konjufca ka shtuar se shqiptarëve të Luginës së Preshevës edhe më herët iu është premtuar nga pushtetaret e sotshëm që do të përfshihet si temë në gjitha negociatat. Mirëpo, sipas Konjufcës, shqiptarët e atjeshëm gjithmonë kanë qenë të mashtruar nga elitat politike me të cilat kanë negociuar me Serbinë.

Lidhur me Luginen e Presheves njeriu numer dy i VV z. Konjufca ka thene se « duhet një bashkëpunim institucional i bashkërenduar i Prishtinës dhe i Tiranës për mbrojtjen e Luginës dhe për të penguar regjimin serb që të ushtroj atje politikat diskriminuese në punësim, arsim, në çështjen e identitetit kombëtar në çështjen e simboleve. » 

Ndersa, për mospershirjen e Lugines se Presheves ne procesin e dialogut ne Bruksel ne vazhdim z.Konjufca ka shtuar se « keto nenë vitet e fundit ishin deshtim i ketij procesi, donmte thote ishin vite te djegura. Si ne fillim me Edita Tahirin ashtu edhe me vone me Isa Mustafes e Dacicin apo te fundit mes Hashim Thacit dhe Vucicin zhvilluan takime koti, madje bisidime skandaloze qe bene fjale vetem per serbet e Kosovës qe dikur ky proces i dialogut u nis si nje dilago teknik, e dalngadale edhe politike duke synuar prekjen e integritetin territorial dhe fatkesisht qe Lugina e Presheves ishte injoruar ploteisht gati nje decenie në këtë proces!.. Thënë shkurt Lugina e Preshevës është anashkaluar qellimisht, bile edhe me marrëveshje dhe gjentellmene. Pse, sepse Serbia i kishte vene kusht bashkesise nderkombëtareve dhe Brukselit si dhe Hasim Thacit se ate dite qe do te hapeshin bisedimet per Lugina e Presheves, atehere edhe do te cenohej integritetin i Serbisë territorial dhe kushetuta e saj. Thene shkurt ceshtja e Lugines se Presheves u reduktua dhe u censurua ne Bruksel nga protagonistet e bisedimeve. Kurse ketu ne Prishtinë ne brenda ceshtjes sone te brendhsme Presheva u perdor si karte, u perdor per konsum medial madje edhe elektoral, siq po ngjet ketyre diteve me nje sër premtimesh dhe programesh si nga PDK-së, ashtu edhe nga ana e LDK-së dhe sa here që kane ardhur perfaqesuesit nga Lugina e Presheves ne Prishtinë, ata që i kane pritur, ja kane lyer kryet me akull, qe te njetit lider, ju kujtohen deklarata e Thacit, te cilet i quajti bashkepuntorë te Serbise, pas heqjes se lapidarit te UCPMB-së. Dhe gjitha keto takime mes qeverive apo ish-presidentit me lideret nga Presheva ishin bere per reklamë, vetem sa per me dal para kamerave, sepse te dy palet kane ditur shume mire se nuk realizohen, kta tanet ben fushate per vete, ata te juajt benë fushate per atje ne Lugine. Por gjitha keto takime e bisedime ngelen vetem premtime me fjalët me keqradhje qe po diskriminohen shqiptaret apo ata duhet të jene pjese e dialagut e kështu me radhe qe kurre gjate decenies se fundit nuk eshte bere asgje ne kete drejtim. Gazetaret duhet pyetur direkt qeverine e Kosovës apo dikur presidentin thaqi se a ekziston ndonje dokument te shkruar apo marreveshje qe eshte trajtuar serozisht Lugina e Presheves ne Bruksel, sigurisht se do ta thone jo. »

Sipas kreut te VV z.Konjufca « Kosova e ka pranuar pozicionin defanziv bile edhe defetist qe Lugina e Presheves nuk ka lidhje me Kosovë. Ky eshte pozicioni shume i rrezikshem qe e ka pranuar qeveria jone e meprashme. Pra, qe Kosova e ka kushtetuten e vete, Kosova nuk eshte shtet i shqiptareve, por nje vend multientik, ska cka me lyp me pretendime ndaj Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes. Kur tere kesaj ia shtojme faktin se Kushtetuta e Ahtisarit ne piken 1.3 qe i ndalohet Kosoves pretendimet tjera, ka bere edhe me shume pasive delegacionet tona ne mbrojtjen e kauzes se Lugines së Presheves. »

Se sa ishte oferta serioze nga ana e Hashim Thacit per kembim territoresh, mos pse e kishin humbur Veriun e Kosovës apo kishte informacione se do te shkonte ne Hage dhe duhej ta lnte nje fjale te mire per Luginen? Kesaj pyetje nenkryetari i VV ne vazhdsim për gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » eshte pergjigjur se « Nëse bëhet marrëveshja me dhënien e Veriut ne proporcion me njohjen e Kosoves nga ana e Serbise, nuk kishin se si ta hapnin ket dere kaq te rrezikshme, madje qe meriton epitetin e tradhtise kombëtare, pos kunderbalancues me nje premtim qe eshte ne ajer, qe eshte marrja e Lugines se Presheves. Dmth permes dickafit qe ata e shpiken si ballonin se ky plani tjeter real qe ka ekzistuar ne tavoline, te cilen e konfirmoi edhe z.Borell shef i politikes se jashtme te BE-së, para dy muajsh, ku tha se mua mu eshte prezentua projekti per ndryshimin e kuifijve. Ketu ka nje plan, siq duket qe ka pasur disa dimensione: I pari, ka qene kembi terriotrial me njohje nga ane e Serbisë, ne anen tjeter ka qenë dhe prekja e statusit te gjykates speciale dhe elementi tjeter ka qene qe krejt ket pazar dhe ndoshta me amnesty të krimeve serbe ne Kosavë, që ne fakt amnesty nuk ka kerkund ne bote per krime, por kishte perpjekje helbet mos po mashtohen qe Prishtina bile te heq dore nga padit ndaj Serbise per krime dhe gjenocid. Pra, gjitha keto elemente te marreveshjes dhe te projekteve kane qene ne tavolinen e negociatave dhe me në fund keto përjekje rane në uje ne diten kur prokurori amerikan ja ndyshoi destinacionin e Hashim Thacit, duke e kthyer mbrapa aeroplanin i cili gjendej rruges per ne Ameriken e Grennellit.

Lidhur e rolin e diasporën qe beri shume per clirimin dhe lirine e Kosoves si dhe injorancen e KQZ-së karshi mergimtareve, z.Glauk Konjufca ne vazhdim ka deklaruar se « Une mendioj se pushtet poltike, qeverite qe 19 vite, qe qverise deir me 6 tetor 2019, kur fitoi VV nga ajo date dhe keto dite eshte shkalla me e larte e pushtetit qe eshte ne ashpersine e skajshme, qe mund te them se i ka shpall lufte mergates e cila na mbajtur me buke para, gjate dhe pas luftes. Pse thone nje fjalë qenin e keq e mbane me buk dhe te kafshon. Pra keto shin qeverite e deritanishme ndaj diaspores sone. Pse kjo hasmeri, kjo injorance te pushtetit dhe qeverive te dreritanishme ndaj mergates sone, sepse per t’mos u numeruar vota e diaspores pos 24 oreve para zgjedhjeve te se dieles. Voten e diapsores e kane bere me ju numeruar vetem me 13 shkurt. dhe nese ti e dergon voten me 14 shkurt diten e zgjedhjeve edhe pse ato jane deri ora 18 apo 19 , ajo te djeget. Pos asaj, janevn qe shkoi bene kushte strikte dhe afate diapsores nga ana e KQZ-së duke lene hapsire te vogel per aplikime apo votime, sikur me telefon ashtu edhe me poste ne ate menyre qe vota e diasporës te djeget, t’mos arrije me kohe ose te deshtoje.

Pse mergimtaret tane te vetorganizohen dhe te aplikojne per te votuar neper lokale private, klube e baraka duke pasur intitucionet, shtetin, duke pasur konsulatat dhe ambasadat?! Ne vend qe diaspora jone te votojne neper konsulata e ambasada sikur veprojne vendet evropaine vendet e civilizuara kjo gje nuk ju mundesua mergimtareve tane, a sheste ky injorim, diskriminim total nga an e qeverise se Kosoves nga KQZ-ja e Vadlete dakes?! ?! Kjo nuk ndodhe askund ne bote. Nese Valdete Daka na paska shti n’gjynah kur e tha se « është bërë e lehtë ta sulmosh një nënë që s’e mbron asnjë parti.. » a nuk eshte gjynah me ja vjedh apo djegur voten mijera nënave shqiptare ne diaspore qe nuk i takojne asnje partie?!..Ata e dine fort mire se kujt i shkojne 60-70 per qind te votave, prandaj i bejne keto lojëra te pista duke i vene thiken pas shpine diaspores shqiptare!.. »

Konjufca: Me presidentin Joe Biden jo vetem Amerika, por edhe Kosova dhe shqiptaret dhe mbare bota do te pres ditë të bardha!

How Biden can make a big difference in the Western Balkans – European Council on Foreign RelationsBiseden me kreun e te VV z.Konjufca nuk mundem ta mbylim pa pyetur per fitoren e Bajdenit ne krye te shtetit amerikan dhe pasojat e Trumpit dhe Grennelit ne Kosovë muajve te fundit.

Lidhur me humbjen e tgrumpit dhe ardhjene presidneit Biden ne krye te shteti amerikan njeriu numer dy i VV z.Glauk Konjufca ne intervisten për gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » ka thenë se « Sot ne Kosovë nuk ke asnje shqiptar smund te gjejsh ndonje se ehste antiamerikan. Ne fakt viteve te fundit krmi pasur antiamerikan, te kujtojme disa lista te zeza ne te cilat ishin emrat e disa liderve dhe anetareve te partive kosova te cilet sot po shtiren si proamerikan, kurse Uashingtoni ju kishte ndalur te fusnin kembet ne Amerikë. Deshta te theme me kete se proamerikane jane e krejt Kosova dhe tere shqiptaria!. . » ka thenë Konjufca.

Se a priten tash e tutje dite te bardha per Kosoven dhe shqiptaret me presidemti Bajden zyrtari larte i VV Glauk Konjufca ne fund ka pohuar se « Natyrisht se po, sepse me Trump dhe Grenelit ishon lodhur edhe vete amerikanet te ciklet e ndeshkjuan me votre, E njata gje do t endiodhe edhe ne Kosovë njeëzit, qveerit e e dobeta populli do t’i ndeshkoje me vote, siq kishte ndodhur me 6 tetor 2019 gje kjo e cial do te persëritet edhe sivjet me 14 shkurt. E mira eshte se Bajdenit eshte se ky ende e ka memorien e fresket nga lufta, krimet dhe gjonocidi serbe ne Kosovë te cilen shfarosje e detyruan amerikanet dhe NATO ta bombardojne Serbine. Fatkeqissht keto bombardime te NATO-s kur erdhi Trump me ekipi tij ne krye te ushehqesiese u denuan, per cka edhe nisen perplajset tona te para jo me Ameriken por me Grennellin de Trumpin se na dukej se anonin gjithe kah Serbia dhe Rusia. Bajden eshte i miresardhur si president jo vetem per amerikanet, por edhe per Evropen dhe ballkanin sepse me shume se cdo amerikan e njeh ballkain dhe vujatjet e shqiptareve nga serbet. Kurse Tramp ne vitin 2017 me gjithe ket Grennelin i kerkonin fale serbe qe i kishet bombdaduar NATO-ja dhe Amerka. Dhe ajo Amerike neve nuk na konvenonte. Por em ardhjen e Biden, gjerta moren te mbare dhe lirisht mund te thrmi se Kosova sot merr fryme me lirshem. Ne si shqiptatre Amnerke e enjohim n dryshe, si Amerken e Georg Bushit te vjeter kur i ak then Miloshevcit ne vitit 1992, se nese shkel qet vi te kuqe dmth ne kufi mes Serbise-Kosoves, aty kane me rene bomba mbi Serbi dhe pike! Ne njohim Amerken e Bill Clintonit, qekur u vrane familja Jashari dhe u masakruan mbi 60 veta, u martirizuruan, kur Amerika mblodhi grupin e Kontaktit dhe u organizuan qe me tetë mars me i ra Serbise me bomba te NATO-ja dhe tash ardhja e mikut tone Joe Biden president i Amerikes padyshim se pritet dite te mira, die te bardha jo vetem per Kosoven, por edhe per mbare shqiptaret ne ballkan dhe padyshim njerezimin ne bote ku do te kete paqe dhe siguri me te madhe ne planetin tonë!.. »

Derniers articles