0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Gjenevë, ministri Hasani në OKB: Shqipëria në KDNJ, për një botë ku çdo njeri të jetojë me dinjitet dhe respekt

Shefi i diplomacise shiptare z.Igli Hasani i shoqeruar nga Vaslilka Hysi, ambasadore e Shqiperise ne OKB, po ndjekin me perkushitm Punimet e  Sesionit të 55-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtave të Njeriut

Gjeneve/UN, 26 shkurt (Nefail Maliqi) -Sot ketu ne Pallatin e OKB-se ne Gjenevë ka nisur punimet sesioni i Keshilli te OKB-së për te Drejtat e Njeriut, ku po merr pjese edhe nje delegacion nga Shqiperia. Do behet fjale pos zhvillimeve dramatike ne Palestine dhe Ukraine gjate ketij sesioni te OKB-se (26 shkurt-5 prill 2024) do te behet fjale edhe per diskriminimin e te drejtave te shqiptareve etnik ne Luginen e Presheves, te cilet viteve te fundit jane viktime e politikave diskriminuese te regjimit te Beogradit nga gjitha sferat, duke u nisur nga simbolet kombetare, arsim, ekonomi, spastrime etnike etj, njofotn gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Shqipëria anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ) me mandat tre-vjeçar

Siq e tham nga Shqiperia si anetare e OKB-së  ne Gjenevë gjendet nje delegacion nga Tirana i prire nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cli po merr pjese në punimet e  Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ). Shefi i diplomacise shiptare z.Igli Hasani i shoqeruar nga Vasilika Hysi, ambasadore e re e Republikes se Shqiperise ne OKB po ndjekin me perkushtim te madh Sesionin e 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjenevë, pas marrjes së mandatit tre-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut (KDNJ).

Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani vuri theksin tek Samiti i 28 shkurtit në Tiranë, për të cilin tha se është tregues se Shqipëria lufton për të drejtat e njeriut. Ai u ndal tek lufta në Ukrainë, duke nënvizuar autorët duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre.

« Shqiperia si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën, gjatë mandatit të saj për 2024-2026. Shqipëria ka prioritet mbajtjen para përgjegjësisë të autorëve të krimeve të rënda, luftimin e mosndëshkimit dhe parandalimin e shkeljeve të tjera të të drejtave themelore. Le të qëndrojmë në solidaritet me ata që po luftojnë për liri dhe drejtësi dhe le të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë, ku çdo individ mund të kuptojë potencialin e tij të plotë dhe të jetojë me dinjitet dhe respekt… » ka thëne sot ne Gjenevë shefi i diplomacise shqiptare Igli Hasani, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
z.Hasani ne vazhdim ka pohuar se « Vendi ynë merr pjesë në takim si vend anëtar i KDNJ-së me një mandat 3 vjeçar 2024-2026. Është hera e dytë që, brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare, Shqipëria bëhet pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të OKB-së që trajton çështje të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut. »

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Ministri Hasani ka zhvilluar nje aktivitet të dendur politik dhe diplomatik permes nje ser takimesh me zyrtare te larte te OKB-së dhe personalitete botëerore.  Ai eshte pritur nga Komisioneri i Lartë i OKB-së i të Drejtave të Njeriut, do të takohet me stafin shqiptar të punësuar pranë OKB në Gjenevë si me ekipin e Misionit të Republikës së Shqipërisë.

« Kënaqësi të takoja Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk. Ritheksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për mandatin e tij dhe përgëzova përpjekjet në avancimin e të drejtave të njeriut. Si anëtarë të Këshillit, ne presim të bashkëpunojmë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, nxitjen e dialogut, si dhe forcimin e rolit të Këshillit… »  ka deklarur ministri hasani pas takimim me Volker Türk Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut

Ministri Hasani në emër të Shqipërisë në takimin e posaçëm të Grupit të Miqve për Llogaridhënien për Ukrainën dha mesazhe te qarta kunder luftes, kunder dhunes në Ukraine.

« Në takimin e Grupit të Miqve të Përgjegjshmërisë për agresionin kundër Ukrainës, rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën në luftën e saj për liri, drejtësi dhe paqe. Ne përgëzojmë iniciativat për llogaridhënien nga organizatat, duke përfshirë edhe përpjekjet e autoriteteve të Ukrainës për të ekspozuar krimet e luftës, shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare nga Rusia. Dinjiteti dhe drejtësia për viktimat e panumërta të kësaj lufte duhet të rikthehet dhe përgjegjësit duhet të japin llogari..-. » ka thtuar ne fundt ministri Hasani

Derniers articles