14.8 C
Berne
mardi 3/06/2025

FEDPOL / Zvicra ngre alarmin: Droga nga Shqiperia në Europë e kontrollon mafia shqiptare që financohet nga mafia italiane

Benrë, 1 qershor -Eva Wildi-Cortes: Organizata kriminale nga Shqipëria, të cilat janë të përfshira si në prodhimin, ashtu edhe në dërgimin e drogës, për Mocro-Mafian…Shefja e re e policisë federale të Zvicrës, Eva Wildi-Cortes ka folur për krimin e organizuar dhe përshkallëzimin e dhunës nga grupet mafioze në shtetin helvetik, raporton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Shqiptarët dhe afrikanet prijne ne burgjet zvicerane per droge dhe krime tjera

Sipas burimeve nga Berna, Zvicra aktualisht ka 89 burgje me 7 196 vende. Burgu me i vogël ka 5 të burgosur kurse me i madhi ka 399 të burgosur. Sipas EDI seksioni i krimit dhe ligjit penal, nga 7 196 vende sa ka në 89 burgjet zvicerane, 86 % janë të mbushura apo 6 445 të burgosur, ku prijnë shqiptarët nga Shqipëria për nga numri i tyre. Ne burgje ata kane marrë edhe flamurin kuqezi, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortes tha se në Zvicër janë të vendosura organizata kriminale nga Shqipëria, duke denoncuar publikisht një rrjet të drogës që thotë se drejtohet nga mafia shqiptare, citon LeCanton27.ch

“Bëhet fjalë për organizatën e njohur italiane ’Ndrangheta’, e cila e përdor Zvicrën për pastrim parash. Por edhe për organizata kriminale nga Shqipëria, të cilat janë të përfshira si në prodhimin, ashtu edhe në dërgimin e drogës, për Mocro-Mafian nga Holanda, e cila shpërthen bankomate, si dhe për organizata nigeriane si Black Axe, të cilat fitojnë miliarda me mashtrime dhe shfrytëzimin e vajzave të reja në mbarë botën. Zvicra është shumë tërheqëse për këto grupe”, tha ajo kur u pyet për grupet kriminale.

E pyetur se si funksionojnë bandat e përmendura, ajo tha një shembull.

“Shembull: tregtia e kokainës. Importin e kokainës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, ndërsa ky import financohet nga mafia italiane. Sapo malli mbërrin në portin e Rotterdamit, përfshihet Mocro-Mafia, e cila kujdeset për transportin e mëtejshëm dhe shpërndarjen. Grupet lokale e shesin më pas lëndën në Bernë apo Zyrih. Zvicra shërben njëkohësisht si vend tranziti, si pikë shpërndarjeje dhe si treg përfundimtar”, tha Wildi-Cortes.

Ajo tha se jo vetëm në berberë dhe shisha-bare po pastrohen para në Zvicër.

Derniers articles