11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ekspertja amerikane: Qe 20 vite ne Kosovë nuk protestoi askush kunder përdhunimeve seksuale të 20 mije shqiptareve nga serbet

Bernë, 3 shtator -Pas përdhunimit të të miturës 11 vjeçare nga një grup prej 5 të rinjsh në Prishtinë, në rrjetet sociale u vunë re komente të shumta, një pjesë të papërshtatshme për t’u publikuar, ku fajësohej vetë viktima. Për të analizuar këtë fenomen Zëri i Amerikës ka biseduar me një sërë ekspertesh, njera nder toh edhe profesoresha amerikane Tanya Domi e cila ka mbetur e habitur se si « në Kosovë ku kanë ndodhur mbi 20 mijë përdhunime gjatë luftës dhe pothuajse askush nuk ka dalë të protestoj?!.. » citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Fatkeqësisht shohim që fajësimi i grave ndodh shumë shpesh… Pra, në njëfarë mënyre faji i hidhet asaj për përdhunimin, hulumtuese e lartë për çështjet e grave tek organizata “Human Rights Watch në Londër.

Profesoresha amerikane Tanya Domi: Nuk mund të keqkuptohet situata në Kosovë ku kanë ndodhur mbi 20 mijë përdhunime gjatë luftës dhe pothuajse askush nuk ka dalë të protestoj?!

Ndërkaq profesorja e asociuar tek universiteti “Columbia” Tanya Domi mendon që “në shoqëritë, që janë veçanërisht patriarkale, fatkeqësisht fajësimi i gruas përhapet edhe më shumë nga interneti. Aty shohim shumë bulizëm ndaj grave.”

Hezitimi i grave dhe vajzave në Kosovë që të denoncojnë rastet e përdhunimeve, sipas profesores amerikane Tanya Domi, konfirmohet me rastin e grave të dhunuara gjatë luftës. Në vitin 2013, kur u hap ky debat, diskutimet e mbajtura në parlamentin e Kosovës u konsideruan si ofenduese për viktimat.

“Nuk mund të keqkuptohet situata në Kosovë ku kanë ndodhur mbi 20 mijë përdhunime gjatë luftës dhe pothuajse askush nuk ka dalë të flasë për këtë. Ishte në fakt vetëm Vasfije Goodman e cila tani është shtetase amerikane, si gruaja e vetme që ka folur për rastin e saj publikisht”, thotë zonja Domi.

Ajo e vlerëson rolin e presidentes aktuale, Vjosa Osmani

ër profesoren e Universitetit “Columbia” në Nju Jork, Tanya Domi, “Është vërtetë e paturpshme. Kur mendoj për këngëtarët e Kosovës më shkon mendja te Dua Lipa dhe disa nga këngëtaret më në zë në botë, që Kosova është shumë krenare me to. Të ofendosh dikë si Dua Lipa, apo këngëtare të tjera, është thjeshtë mizore dhe e papranueshme.”

Derniers articles