Berne, 18 shkurt -Dje sikur ne Kosove e diaspore edhe xhamia Wil ka shënuar 17-vjetrin, Diten e pamvaresise se Kosoves, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Pjesemarresit falenderuan edhe kotributin e Zvicres ne Kosove pas lufte deri ne pamvaresi
Në këtë evenment u kremtua dhe u nderua kjo dute historike – Pavarësis e shtetit të Kosovës, ku morën pjesë rreth 200 mysafire nga mbare viset tona shqiptare se jrtijne dhe veprojne ne Zvicer.
Tema e veçantë e kësaj ngjarjeje ishte « Kontributi i fesë dhe klerikëve muslimanë për çështjen kombëtare. » Tha per gazeten zvicerane Le Canton27ch imami i xhamise de Wîlit prof Bekim Alimi i cili falenderoi edhe Zvicten ne kete proces historik!
Kjo teme ka shprehur rëndësinë dhe rolin fesë në formimin dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.
Igjëruesit kryesorë të kësaj ngjarjeje ishin Imam Muhamed Sytari, Muftiu i Shkodrës, Imam Enes Koshi dhe Bekim Alimi. Ata ndanë mendimet dhe perspektivat e tyre në lidhje me rolin dhe kontributin e fesë dhe klerikëve muslimanë në mbështetje të kauzës kombëtare.
Ngjarja u hap zyrtarisht me leximin e Kuranit nga Edin Berisha, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese për të gjithë të pranishmit. Flamujt valoni dhe një atmosferë shkencore festive bënë që kjo ngjarje të jetë një përjetime e veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky kremtim në xhaminë Wil shënon një moment të rëndësishëm në jetën fetare dhe kombëtare, duke theksuar bashkëpunimin dhe solidaritetin e komunitetit musliman në përkrahje të pavarësisë së shtetit të Kosovës.