0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Dr.med. Aurora Dollenberg presidente e FMSHE i shkuan kryeministrit shqiptar Edi Rama për gatishmërinë e mjekëve shqiptarë në Evropë per ta ndihmuar Shqipërine dhe Kosovën kundër pandemisë

Sitzauta dramtike nder shpatreret ne ballkan perballe COVID-19 ka brengosur Federaten  e Mjekeve Shqiptare ne Evropë me seli ne Gjermani te drejtuar nga Dr.med. Aurora Dollenberg presidente. Dhe mu per kete mjekët shqiptarë nga mbarë Europa janë mobilizuar, te bashkuar kane shprehur gatishmeirne për t’i ndihmuar Shqipërisë e Kosovës kundër pandemisë, njofton korrespeoindetja nga Berlini e gazetes zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch ».

Drejtuar:
Zotit Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Zonjës Ogerta Manastirliu
Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Për dijeni:
Drejtorit të Qendrës spitalore universitare Tiranë
Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik
Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës
Komitetit të ekspertëve për parandalimin e
përhapjes së Covid-19

LËNDA:
1-Strategjitë menaxhuese të vaksinimit të popullatës kundër COVID-19
2-Implementimi i Guideline/Protokollit europian të trajtimit të COVID-19
www.amfe-federation.eu

I nderuar Kryeministër Zoti Edi Rama,

E nderuara Ministre Zonja Ogerta Manastirliu,Së pari dëshirojmë të vlerësojmë angazhimin tuaj dhe masat e marra gjatë javëve të fundit, si një nga mënyrat më efektive në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ashtu si dhe ju, ne si “Federatë e Mjekëve shqiptarë ne Europë” konsideruam si të nevojshëm angazhimin tonë si akademik të mjekësise por jo vetëm, në dobi të një trajtimi efikas dhe parandalimi të pandemisë në Shqipëri për vitin 2021.

Në Europë jetojnë dhe punojnë sipas statistikave të deritanishme rreth 3000 mjekë shqiptarë, ku një numër i lartë i këtyre specialiteteve të fushave të ndryshme (infeksionistë, pneumologë, anestezistë, internistë etj) kanë kontribuar vullnetarisht në Federatë për të mbështetur me dije dhe mjete tejkalimin e pandemisë në Shqipëri.

Një punë e madhe konsideruar largësinë fizike dhe krizën pandemike që ka prekur edhe vendet europiane ku ne si mjekë kemi treguar agazhimin maksimal në shpëtimin e jetëve. Deshirojmë ashtu si edhe ju për Shqipërinë, që betejën në këtë valë të dytë ta fitojmë, si dhe një valë të tretë në vitin 2021 përmes vaksinës ta parandalojmë.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë organizoi Konferencë Shkencore për nder të 8 Marsit në Holandë - Indeksonline.netPas Konferencës ndërkombtare të datës 6.12.2020 mes mjekëve shqiptarë nga gjithë Europa, duke përfshirë ketu eksperiencat e tyre në shtete të ndryshme, si dhe pas konsultimeve me ta mbi nevojat aktuale që paraqet sistemi shqiptar në përballjen e pandemisë, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj disa tema mjekësore dhe administrative, të cilat mund të merren në konsideratë nga ana juaj.Mbi hartiminin e një strategjie kombëtare të vaksinimit të popullatës shqiptare dhe sigurimi i dozave te mjaftueshme të vaksinës kundra COVID-19 Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë shpreh gatishmerinë e saj të asistoj me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm positiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së.

1. Procesi i testimeve dhe despistimit të hershëm.
Gjurmimi i pacientëve në pjesën ambulatore përmes testeve të shpejta aplikohet në Shqipëri në një numër shumë të ulët, edhe pse eksperienca nga shtetet europiane tregon se është një
strategji themelore për ta frenuar pandeminë, pasi kështu evitohet paraqitja e panevojshme e pacientëve në ambulanca, poliklinika dhe në urgjencat spitalore.
www.amfe-federation.eu

2. Parapërgatitja për vaksinimin e gjerë në popullatë

Propozim Zgjidhjesh:
– Hapja e qëndrave ambulatore në të gjithë vendin, ku do zhvillohet pandërprerje vaksinimi
– Strukturat ambulatore dhe personeli mjekësor i tyre si Infermierët, ndihmës infermier,
ndihmës farmacist etj. duhet të trajnohen dhe certifikohen për dhënien e vaksinës ndaj
COVID-19
-Implementimi i Guideline/Protokollit europian të trajtimit të COVID-19

3. E një rëndësie të veçantë: Unifikimi dhe përditësimi i protokollëve të trajtimit

Kërkohet që institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.
Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët Covid-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore (Mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të Poliklinikave).

4. Roli qëndror i mjekut të familjes dhe mjekut specialist ambulator:

Mjeku i familjes nuk është pozicionuar në si një hallkë vendimtare në parandalimin, sinjalizimin e rasteve të dyshimta dhe në monitorimin e pacientëve në fazat e para të sëmundjes. Eksperiencat e shumë vendeve kanë treguar që mjekët e familjes dhe specialistët ambulator mund të luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e strukturuar të pandemisë. Propozim Zgjidhjesh:

– Rivlerësimi ose rifreskimi i protokollëve të deritanishëm të menaxhimit të pacientëve
Covid-pozitiv për të gjithë stafin mjekësor aktiv. Udhëheqje më e disiplinuar dhe efektive e
shefave të pavionëve. Ketu ju bashkangjisim tre protokolle të unifikuara europiane për
tratjimin e COVID-19 në tre instancat e sistemit shendetësor:
1- Protokolli per trajtimin e COVID në ambulanca dhe poliklinika
2- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin pranimi të urgjencave në spital
3- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin e reanimacionit në spital

Përmes kësaj letre ju rekomandojmë protokollet që po ndjek mjekësia europiane, pasi vizioni i Mjekëve të Federatës në Europe është që vetëm duke bashkëpunuar mund të arrijmë më shumë për shëndetësinë shqiptare. Pavarësisht punës tonë në shtetet europaine ku ndodhemi, duam të kontribojmë për kombin tonë.

Dr.Aurora Meta Dollenberg, presidente e FME: Ja kur do të merrë fund pandemia - Le Canton 27 le Journal Suisse Albanais en SuisseJu falenderojmë për vëmendjen dhe mirëpresim me kënaqësi bashkëpunimin tuaj.

Dr.med. Aurora Dollenberg- presidente

Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë

Përfaqesuesit e Shteteve pjesëmarrëse në Projekt:
Dr.Teni Kamberi-Përfaqesues i mjekëve në Francë
Dr.Adrian Fandi-Përfaqësues i mjekëve në Angli
Dr.Rubena Maci- Përfaqësuese e mjekëve në Itali
Dr.Naser Ahmeti – Përfaqësuese e mjekëve në Gjermani
Dr.Geriola Topi -përfaqësuese e mjekëve në Suedi
Dr.Hatije Ismaili-Përfaqësues i mjekëve në Slloveni
Dr.Gani Zeka-Përfaqësues i mjekëve në Poloni
Dr. Afërdita Bylykbashi- Përfaqësuese e mjekëve në Hollandë
Dr.Gazmend Berisha -Përfaqësues i mjekëve në Norvegji
Dr.Arbër Mehmeti- përfaqësues i mjekëve në Finlande
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
www.amfe-federation.eu
Dr.Sabri Trepca – Kryetar i shoqatës së mjekëve ne Angli
Dr.Vjola Halili -Përfaqësuese e mjekëve në Shqipëri
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
Dr.Skender Murtezani- Kryetar i shoqatës Vatra në USA
Prof.Philip Caushaj,Dr.Zana Nikolla dhe Dr.Mani Celaj – Përfaqësues të mjekëve në USA
Dr.Arbër Morina – Përfaqësues i mjekëve në Kosovë
Dr.Genc Selmani – Përfaqësues i mjekëve në Maqedoninë e Veriut
Dr. Arlind Lika – Përfaqësues i mjekëve në Mal të Zi
Dr. Lavdije Janova-Neziri – Përfaqësues i mjekëve në Zvicër







Derniers articles