18.8 C
Berne
mardi 24/06/2025

Dominique dhe Leonora nga Gjeneva sjellin një « copë » Zvicër në Kosovë me « Fromager ». Tash « Raclette » dhe « Fondue » nga Gruyères edhe në Prishtinë

Në Kosovë e gjeta nje cope zvicër ne  « Fromager Cheese Bar. » Redaktori i gazetes zvicerane LeCanton27.ch me patronin Dominique Guèritey nga Gjeneva kane «déguster» djathin gruyer n’midis Prishtine. A nuk ështe ky kantoni i 27-i Zvicres ?

Prishtinë, 7 maj – Zvicra është ndër shtetet e para e cila ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2008. Ambasada e Zvicrës në Kosovë është hapur më 28 mars 2008. Pas 17 vitesh pamvaresie Kosova ka krijuar kushte për te investuar ne vende jo vetem kosovaret por edhe te huajt. Prandaj edhe Qveria helvetike Kosoven e ka nene ne grupin e « shteteve te sigurta », pra vend i sigurt edhe per invesime te huaja.

Aktualisht ne Zvcer jetojne dhe verpjne rreth 800 zviceranë, perfshire ketu edhe stafin e ambasades zvicerane dhe trupat e Swisscoy-it, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Dominique Guèritey: Në Kosovë ka pune, kuptohet për ata qe duan te punojnë, vetem duhet vullnet dhe dashuri per vendin dhe shtetin!  

Keto dy deceniet e fundit ne Kosovë dhjetra biznesmen te huaj, ne mesin e tyre dhe mbi dhjete zviceranë, kane investuar ne Kosovë. Njeri nga ta eshte edhe Dominique Guèritey  me Leonoren. Ky qift kane hapur dyqanin e tyre « Fromager »-in e tyre bashkangjitur resturantin me nje terrase te bukur ne Bregune Dellit.

     Pra, eshte ky dyqani dhe restauranti i pare ne Kosove me djath zvicre, dhe jo vetem nga Zvicra, por aty mund te gjeni dathin nga gjitha vendet tjera evropiane: nga Franca, Italia, Danimarka etj..
Se kur kane filluar biznesin e tyre te «Fromager» në Kosove dhe si ju kishte lindur ideja, patroni Dominique Guèritey për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch tregon se « Ne përuruam fabrikën e djathit më 14 dhjetor 2024. Ideja na lindi të sillnim djathë në Kosovë sepse na pëlqen ta hamë dhe nuk mundëm të gjenim. Siç thonë, « nuk mund të shërbehesh kurrë më mirë sesa vetëm…»
Nga Zvicra ne Kosovë, tash « Raclette » dhe «Fondue» nga Gruyères edhe në Prishtinë
«Në Kosovë ka pune, kuptohet për ata qe duan te punojnë, vetem duhet vullnet dhe dashuri per vendin dhe shtetin! .. » ka shtuar z. Guèritey. Edhe Leonora eshte e kenaqur qe nga Gjeneva ka sjellur nje « copë » Zvicer ne Kosovë.
« Amasada e Zvcres ketu, ushtaret zvicerane Swissoy ketu, ne shume qytet valon flamuri i Zvicres… tash ketu edhe djathi i Zvcires, Gruyer, Fondue, Raclette, Chocolata zvcerane nepër shitore… A nuk ështe ky kantoni i 27-i Zvicres qe justifion emrin e gazetes së juaj ?… » thote duke qeshur patroni z.Dominique Guèritey i dyqanit te djathit, njëherit Restaurantit « Fromager Cheese Bar » për «déguster» djathin gruyer n’midis Prishtine.
Ne vazhdim z.Guèritey duke folur me krenari për punen e tij ne fabriken e tyre «Fromager» ne Prishtine pohon se « ne mund të ofrojmë 3,500 referenca djathërash…nga mabre bota. Vetem këtu ne dyqanin tone ne Prishtinë kemi ne dispoziocion mbi njeqind lloje te djathrave te freskët, qe vjenë kryesisht nga Zvicra, Franca, Italia, Anglia dhe e gjithë Evropa.

Sipas qiftit Dominique – Leonora patron te « Fromager ne Prishtinë, klientet janë të shumte jo vetëm mergimtaret kosovare apo zviceranet qe jotjnë dhe punojnë ketu, apo ata qe vijnë si turise, por edhe nga diaspora shqiptare dhe shume te huaj të tjerë nga mbare bota, meqe Kosova njihet se nje qender nderkombëtare, kur kemi parsysh prezencen e madhe te KFOR-it, ambasadave dhe misioneve tjera evropiane dhe botërore.

Derniers articles