Bernë, 3 mars -Të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi rekrutimin e ushtarëve të huaj për të luftuar në Ukrainë. Thirrjes iu përgjigjën qytetarë të të gjitha vendeve. Në Zvicër, 35 persona kanë kontaktuar Ambasadën e Ukrainës në Bernë për t’iu bashkuar këtij legjioni ndërkombëtar. Keta e kujtojne vullnetaret nga Zvicra per clirmin e Kosdves nga okupatori serbë, shkruan gazeta zvcerane Le Canton27.ch
Ukraina po trajnon një legjion luftëtarësh femra dhe të huaj për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse që kanë pushtuar vendin. Këtë e bëri të ditur Presidenca ukrainase në një deklaratë të dielën.
Vullnetaret e sotem, na kujtojne vullnetaret e djeshem nga Zvicra per clirimin e Kosoves nga okupatori serbë
“Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore, ftohen nga autoritetet ukrainase të bashkohen me forcat e mbrojtjes”, thuhet aty, duke specifikuar se do të formohet një njësi speciale me emrin “Legion international”.
Në Zvicër, 35 persona kanë kontaktuar tashmë me ambasadën në Bernë për t’iu bashkuar kësaj njësie, në mesin e këtyre vullnetarëve, tre persona janë të nacionalitetit zviceran. Të tjerët janë rezidentë të huaj. Në veçanti, ka disa pjesëtarë të diasporës së Kosovës, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te kolegeve zviceran (RTS). Keta vullnetare na e kujtojne kur ata ne vitin 1999 u nisen nga Zvicra per clirmin e Kossves nga okupatori serbë
Sipas nenit 94 të Kodit Penal Ushtarak zviceran, një shërbim i tillë është i ndaluar për zviceranët pa pëlqimin e Këshillit Federal, me dënim me gjobë ose heqje lirie për një maksimum prej tre vjetësh.