Daniel Wäfler (UDC), deputet ne Parlamentin kantonal te Cyrihut (ZH)
Cyrih, 4 mars -Redaktori i gazetës zvicerane Le Canton27.ch sot ishte mysafir në parlamentin e kantonit të Cyrihut (ZH), parlament ky me i madh në Zvicer i pritur nga deputetët deputetet, Daniel Wäfler (UDC) dhendrrin shqiptar dhe Qendresa Sadriju (PS).
Wäfler redaktorit të gazetës: Komuniteti shqiptar në kantonin e Cyrihut dhe Zvicër janë shembull integrimi dhe ambasadorë të imazhit të vendit të tyre
Mësuam se parlamenti i kantonit të Cyrihut është parlamenti më i madh dhe me me ndikim ne Zvicër. Në mesin 180 deputetëve aty janë dhe një shqitare e « gjysem ». Është fjala për deputetin Qendresa Sadriju (PS) dhe deputetin, dhendrrin shqiptar Daniel Wäfler (UDC), pra besojme se e kuptuat pse e tham « gjysem shqiptarë »… Me këte bisede duke qeshur e nisem intervistën me deputetin kantonal i Cyrihut, me mikun e madh të shqiptarëve z.Daniel Wäfler, me të cilin biseduam në shqip!
Pyetje së parë dhe aktuale në opionin botëror e nisëm me Ukrainën dhe rreth sulmit të Rusisë mbi ket shtet demokratik.
Lidhur me këto zhvillime tragjike deputeti Daniel Wäfler fillimisht ka thëne se « sulmi rus mbi Ukrainen është një luftë e paligjshme agresioni, të cilën unë e dënoj. Në interes të sigurisë së Evropës dhe të gjithë botës, tani duhet gjetur një zgjidhje. Si një shtet neutral dhe si një vend konferencash, Zvicra mund të japë një kontribut të rëndësishëm për një zgjidhje. »
Se e mund te krahasohet Krimea apo Ukraina me Kosovën, siq po dëgjohen disa zëra, deputeti zviceran në vazhdim ka deklaruar shkurt se « as Krimea e as sulmi mbi Ukrainën nuk mund të krahasohet asesi me Kosovën.. »
Ish-oficeri, deputeti Wäfler: Përshkallëzimi i mëtejshëm do të ishte katastrofale dhe i pakontrollueshëm, Prandaj duhet dhene prioritet dialogut!
Wälfer si një ushtarak, ish-oficer zviceran që shërbeu edhe në Kosove si pjesetar i NATO-s, se a pret eskalim të luftës ne rajon, në vazhdim ai u pergjigj se « Përshkallëzimi i mëtejshëm do të ishte katastrofale dhe i pakontrollueshëm, ndaj është e rëndësishme të dërgohet një sinjal i qartë se integriteti i shteteve baltike dhe shteteve të tjera të pavarura dhe të njohura nga Zvicra është i paprekshëm!! Si një ish-oficer zviceran, mirëpres mendimin e të gjithë kundërshtarëve të ushtrisë se çdo demokracie ka nevojë për një ushtri të fortë për ta mbrojtur atë. Nëse Zvicra kërcënohet, unë do të raportoj menjëherë në ushtri si vullnetar. »
Lidhur me rolin e ushtarëve zviceran në Kosovë z.Wälefer ka pohuar se Swisscoy është duke i kontribouar avancimit të proceseve ne Kosovë, në venien e paqes dhe stabilietit me forcat tjera nderkombëtare, duke klrijuar siguri për një jetë në harmoni mes gjithë popujve në rajon.
Duke folur per (mos) integrimin e komunitetit shqiptarë në Zvicër, deputeti zviceran Daniel Wäfler ka fjalë të mira në kët drejtim. Spas tij « shqiptaret jane shembull integrimi ne Zvicer, njekohesisht edhe ambasador te kombit te tyre te cilet po i konribuojne vendit te tyre, sidomos Kosoves ne rend te pare duke mbajtur familjet e tyre, pastaj me investime duke avancuar ekonomine dhe zhvillimine vendit si dhe proceset politike, siq u deshmuar ne zgjedhjet e fundit ne Kosovë. »
Krejt për fund me deputeti folem edhe për jetën private. Ai shpjegon se si u dashurua ne Kosovë dhe u bë dhender i shqiptarëve.
« Kur bëra udhëtimin tim të parë në Kosovë në vitin 1997, një xhaxha i madh më tha se duhet të kem kujdes jashtë vendit sepse ka zakone të ndryshme. Por këto frika nuk janë realizuar dhe janë krijuar miqësi të thella. Martesa në një familje shqiptare ka dhënë rezultat dhe unë dhe gruaja ime së shpejti do të kemi 3 fëmijë të rritur dhe sot askush nuk ka më frikë nga shqiptarët dhe ne e njohim dhe respektojmë njëri-tjetrin. Megjithatë, ky respekt duhet të zgjerohet dhe rruga e lirisë dhe bashkimit të vazhdojë.. », ka thënë ne fund të bisedës deputeti zviceran Daniel Wäfler.