2.3 C
Berne
dimanche 15/02/2026

Cyrihu i Zvicrës – Turicumi lashtë një hyjni ilire

Ekzistojnë teori të ndryshme rreth kuptimit origjinal të emrit Zürich -TURICUM Sipas autorëve Zvicërian shpjegimi që deri më tani ka gëzuar pranimin më të gjerë rrjedh nga emri personal Türos. Lidhur me gjuhën e emrit personal, hulumtimet e mëparshme treguan se në fakt ky vendbanim është më prejardhje venetike-ilire e jo kelte e as romake. Sipas një mbishkrimi varri romak, vendbanimi romak në grykëderdhjen e Liqenit të Cyrihut quhej Turicum.  Megjithatë, kërkimet e fundit arkeologjike e kanë përmbysur këtë pikëpamje: nuk ishte ushtria romake ajo që hodhi themelet e Cyrihut të sotëm në vitin 15 para Krishtit, por popullsia lokale, ilire që më vonë u përzien me keltët, disa breza më parë, rreth vitit 80 para Krishtit.

Parahistoria dhe Mesjeta Rreth një mijë vjet para Krishtit, zona të mëdha të Evropës Qendrore banoheshin nga ilirët, një popull me një gjuhë indo-evropiane, atdheu origjinal i të cilit mendohet të ketë qenë në Silesia ,Lusatia dhe Ilirikut Qendror. Sipas Julius Pokorny⁵⁰⁰, dhe Hans Krahe emri i qytetit të Cyrihut – Turicum – nuk është kelt, siç besohej më parë, por rrjedh nga një hyjni ilire.

Është domethënëse që këta popuj ishin tashmë të njohur me përpunimin e hekurit.Ndërsa ilirët e Alpeve Lindore njihen historikisht (Retët, Tauriskët,Breunët,Genaunët etj-,), disa toponime të Evropës Qendrore mbajnë karakteristika të veçanta ilire. Në këtë kontekst paraqitet hipoteza e Pokornyt, sipas së cilës Turicum, emri i hershëm i Cyrihut, mund të ketë lidhje me një hyjni ilire Turi/Turih, e cila sipas analizës etimologjike lidhet me rrënjën indoevropiane *tur- / *dur- që në disa gjuhë ballkanike e alpine lidhet me nocionin e “fytyrës, pamjes, figurës”, krahasuar nga disa autorë me fjalën shqipe “fytyrë” – një interpretim më tepër etimologjik sesa gjuhësisht i provuar, por i rëndësishëm për debatin historik.Kjo hipotezë mbetet e diskutueshme, por ajo thekson praninë e shtresimit ilir në rajonet alpine para formimit të entiteteve kelte.

Cyrihu nuk është thjesht produkt i urbanizimit romak; ai është rezultat i një procesi të gjatë historik, ku shtresat kulturore ilire dhe kelte luajtën një rol themelor që në formimin e tij të hershëm. Që nga vendbanimet ligatinore prehistorike, te qendra keltike në Lindenhof, stacioni doganor romak dhe më pas integrimi alamano–gjermanik, Cyrihu pasqyron një mozaik kulturor alpin, ku ndikimet ilire dhe kelte jo vetëm janë të pranishme, por edhe kanë ndikuar në vetë identitetin më të hershëm të qytetit.Emri Zürich shqiptohet me një ü të shkurtër në gjermanishten standarde zvicerane ([‚tsvric]), dhe me një ü të gjatë në gjermanishten standarde ([‚tsy:]). Shqiptimi gjerman i Cyrihut ka një ü të shkurtër me Züri [‚tsyn, ‚tsyn, ‚Tsyn] dhe humbjen e ch-së në fund sipas ligjeve të tingujve. Në gjuhën e katërt kombëtare të Zvicrës, romansh, emri i qytetit është Grischun Turitg në Sursilvan, Sutsilvan, Surmiran dhe Rumantsch, dhe Turich [turits] në Vallader dhe Puter. Forma latine e trashëguar nga kohërat romake është Turicum.

Emri i vendit dëshmohet për herë të parë në gurin e varrit të Lucius Aelius Urbicus nga periudha 185-200 pas Krishtit si sta Turicen, që mund të lexohet si stationis Turicensis. Emri Turicum është rindërtuar nga ky mbiemër. Shqiptimi gjerman është regjistruar për herë të parë rreth vitit 700, kur Gjeografi i Ravenës përmend vendin Ziurichi në „Cosmographia“ të tij; drejtshkrimi „iu“ këtu ka të ngjarë të përfaqësojë i-umlaut dhe kështu shqiptimin ü. Ekzistojnë teori të ndryshme rreth kuptimit origjinal të emrit Zürich -TURICUM Sipas autorëve Zvicërian shpjegimi që deri më tani ka gëzuar pranimin më të gjerë rrjedh nga emri personal Türos, i cili zgjatet me prapashtesën -ikon, kështu që emri i vendit nënkuptonte ‚që i përkiste Türos‘ në kuptimin e ‚vendbanimit të Türos‘, Lidhur me gjuhën e emrit personal, hulumtimet e mëparshme treguan se në fakt ky vendbanim është më prejardhje venetike-ilire e jo kelte e as romake. Një deklaratë e botuar në vitin 2011 nga Wulf Müller hedh poshtë theksin parafundor të emrit latin të vendit Turicum (domethënë, theksin mbi i), pohon një theks të parë (domethënë, mbi u) dhe, mbi këtë bazë, postulon një derivim nga një emër lumi *Turos, i cili thuhet se ka qenë emri i një ish-krahu të Sihl-it.

Sipas një teze të botuar nga Theo Vennemann në vitin 2019, emri i vendit Zürich lidhet me emrat e vendeve në Evropën Qendrore që mbarojnë me Durr-, Dürk-, Türk-, për të cilët ai postulon një origjinë të përbashkët vaskoniane. Zürich kështu do të thotë „në burim“. Shpjegimi më i vjetër, sipas të cilit emri rrjedh nga fjalët „dur, ujë i rrjedhshëm“ dhe „acum, vend banimi, vendbanim“ dhe kështu qëndron për qytet uji, nuk është më i qëndrueshëm shkencërisht.Emri dëshmohet për herë të parë në vitin 886 si Dura . Në shekullin e 13-të, shfaqet drejtshkrimi Turia , dhe në shekullin e 14-të , Thûr , Tûr . Emri është interpretuar si një hidronim i Evropës së Vjetër , nga një * durâ ose * duriâ që do të thotë „rrjedhë lumi“ nga rrënja indo-evropiane * dhu që do të thotë „të vraposh, të nxitosh“. Gjatësia e zanores û është dytësore dhe buron nga gjermanishtja e mesme e lartë. Emra të tillë të lumenjëve që sipas Hans Krahës kann rrënjë ilire i Hasim jo vetëm në Zvicër por edhe në Gjermani ku shëmbull konkret kemi lumin Thyera i cili mund të rrjedhë nga rrënja * duria *. Kjo rrënjë ilire është rrënja e shumë lumenjve të Evropës Jugore dhe mund të gjurmohet deri te forma indo evropiane *dheu* , që do të thotë të rrjedhësh .

Nga ana tjetër, emri mund të jetë një formim prapa nga emri i vendit Thürungen ose rrjedh nga gjermanishtja e vjetër e lartë *tior *, që do të thotë „kafshë e egër“, në kuptimin e „lumit në zonën e të cilit jetojnë kafshë të egra“. Çështja e prejardhjes së emrit Turicum, forma më e hershme latine e qytetit të sotëm Zürich, është trajtuar gjatë kohërave nëpërmjet një sërë teorish etimologjike, të cilat pasqyrojnë shtresimin gjuhësor dhe kulturor të Evropës Qendrore para dhe gjatë antikitetit. Dokumentimi i parë në vitin 886 paraqitet si Dura, ndërsa në shekujt pasues shfaqen forma si Turia, Tura, Tyra, Thûr dhe Tûr, duke dëshmuar një evolucion të vazhdueshëm fonetik që e bën këtë emër pjesë të familjes së hidronimeve të vjetra europiane. Ndër këto teori, hipoteza e lidhjes së emrit me shtresën ilire të hidronimeve paraqet një argument koherent, si në aspektin fonetik, ashtu edhe në kuptimin semantik të zhvillimeve të hershme kulturore në hapësirën alpine.Forma Dura, e dokumentuar në shekullin IX, është e rëndësishme sepse lidhet ngushtësisht me një seri hidronimesh të përhapura gjerësisht në hapësirat ku historikisht janë banuar nga popullsi ilire ose nga popullsi me substrat ilir.

Hidronime si Drinus (Drina), Dravus (Drava), Duria (Douro), Dora dhe formime të tjera të ngjashme paraqesin të njëjtën rrënjë indoevropiane *dheu- / dheuH, me kuptimin “të rrjedhësh, të vraposh me vrull”, rrënjë e cila në gjuhët ilire dhe trakase ka dhënë një sërë emrash lumenjsh. Evolucioni fonetik nga Dura në Tura apo Tyra është një dukuri e dokumentuar në shumë dialekte paleo-ballkanike dhe alpike, ku kalimi D → T ndodh si pjesë e një procesi të natyrshëm fonetik. Në Evropën Qendrore dhe Alpet Lindore, forma të tilla si Thur, Tyra ose Turia shfaqen si hidronime të vjetra me funksion të ngjashëm. Kjo e vendos Turicum në të njëjtin sistem emërtimesh të shtresës hidronimike para-kelte dhe shpesh të atribuuar kulturave ilire.Në aspektin mitologjik, territoret ilire janë të pasura me hyjni të lidhura me ujërat, të cilat shpesh identifikohen me burime, rrjedha të shpejta dhe lumenj malorë. Hyjnia Bindus, e nderuar në hapësirat e Liburnisë dhe Dalmacisë, lidhet drejtpërdrejt me ujërat rrjedhëse dhe burimet e tyre.

Julius Pokorny (Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, 1959 Figurën e tij e plotëson Vidasus, një hyjni e pyjeve, burimeve dhe natyrës së egër, shpesh i çiftuar me hyjneshën Thana. Përkrah tyre ekzistojnë edhe figura të tjera lokale të lidhura me ujërat, të cilat dëshmojnë për një traditë kultike që e qëndron ujërin si element hyjnor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se në shumë rajone të Evropës së vjetër hidronimet shpesh paraqiten si hyjni të personifikuara, një dukuri që romakët e hasën dhe e përthithën në praktikën e tyre. Kështu, emra si Andecavum, Noreia apo Medaurus tregojnë se kultet lokale të ujit dhe togfjalëshat e formuar prej tyre mund të transformoheshin në emra vendesh. Në rastin e Turicum, mund të jetë në lojë një proces i ngjashëm.Vendbanimi i hershëm i Turicum zhvillohej në një pozitë tipike për emrat hidronimikë: në një gadishull të ngushtë të formuar nga bashkimi i dy lumenjve, Sihl dhe Limmat, një pozicion i përkryer për një emërtim të lidshëm me ujërat. Dokumentimi i mëvonshëm i emrit të lumit si Tyra (1357) përkon me evolucionin fonetik të emrit të qytetit dhe e forcon mundësinë që fillimisht të ketë ekzistuar një hidronim lokal Tura/Tyra, i cili jo vetëm i dha emër lumit, por edhe vendbanimit që u ngrit mbi të.

Kjo situatë përkon me modelet e njohura të emërtimit ilir: fillimisht një hidronim, më pas një hyjni lokale e ujit, dhe në fund një toponim i latinizuar nga romakët.Në këtë mënyrë, rruga etimologjike mund të paraqitet si e vijon: një hidronim i hershëm me formë Dura → Tura / Tyra, i formuar nga rrënja indoevropiane dheu- që do të thotë “të rrjedhësh”; më pas personifikimi i tij në një figurë hyjnore lokale (analog me Bindusin apo Vidasusin) dhe në fund latinizimi romak në Turicum, që nënkupton “tek vendi i Turës”, qoftë si lumë apo si hyjni. Krahasimi me hidronime të tjerë të Evropës së Jugut dhe Qendrës si Thur në Zvicër, Tyra në Austri, apo Dora/Duria në Alpet italiane tregon një shpërndarje të gjerë të kësaj familjeje emërtimesh dhe e bën shumë të mundshme që substrati ilir të ketë qenë prezent në zonën e Zürichut para hyrjes së popullsive kelte.

Në përfundim, megjithëse etimologjia e emrit Turicum/Zürich mbetet e hapur ndaj interpretimeve të ndryshme, lidhja e tij me shtresën hidronimike ilire paraqitet e qëndrueshme në aspektin fonetik, semantik dhe kulturor. E parë në një kontekst më të gjerë indoevropian dhe mitologjik, kjo qasje e lidh emërtimin e qytetit me traditën e thellë të popujve të Ballkanit dhe Alpeve, duke e vendosur Turicum në radhën e shumë toponimeve evropiane që ruajnë gjurmë të lashta ilire Themelimi Kelt i Vendbanimit Turicum (shek. II–I p.e.s.) Nga shekulli i II p.e.s. deri në shek. I p.e.s., rajoni u dominua nga Helvetët, një komunitet kelt i fuqishëm që kontrollonte pjesën më të madhe të Rrafshnaltës Zvicerane. Vendbanimi kryesor kelt në Cyrih ndodhej në Lindenhof, një kodër natyrore mbi Limmat, e cila ofronte pozicion ideal tregtar dhe mbrojtës.Gjetjet arkeologjike – ndër to kallëpe monedhash, amfora mesdhetare dhe struktura banimi prej druri – tregojnë se Turicumi kelt ishte një qendër rajonale tregtie dhe prerjeje monedhash. Ky vendbanim nuk ishte thjesht rural, por një nyje e rëndësishme në rrjetin tregtar alpin që lidhte Italinë me hapësirat gjermanike.Zona kultike e rrethuar me hendek, e cila më vonë u braktis, tregon rolin qendror të ritualeve dhe fesë keltike në jetën e komunitetit. Ndikimet Gjermanike dhe Migrimet pas vitit 800 p.e.s.

Pas një periudhe ndryshimesh klimatike rreth vitit 800 p.e.s., fiset gjermanike u zhvendosën drejt jugut duke shtyrë keltët në drejtim të Galisë dhe Alpeve. Në rrafshnaltën zvicerane, megjithatë, Helvetët krijuan një hapësirë të re etnokulturore ku u zhvilluan toponime kelte që kanë mbijetuar deri sot (p.sh. Kloten, Olten, Kempton).Ky shtresim etnolinguistik i hershëm shpjegon përzierjen e elementeve ilire–kelte–gjermanike në disa emra të vendeve, si dhe në kulturën materiale të rajonit. Integrimi në Perandorinë Romake dhe Transformimi Urban (15 p.e.s. – shek. IV) Fushatat alpine të perandorit Augustus në vitin 15 p.e.s. shënojnë fillimin real të periudhës romake në këtë rajon.

Romakët vendosën një bazë ushtarake në Lindenhof, duke i dhënë Turicumit statusin e një vicus-i strategjik në rrjetin doganor dhe rrugor të provincës së Gallia Belgica (më vonë Germania Superior).Një stacion doganor galor në Turicum dëshmon rëndësinë e tij ekonomike. Zbulimi i gurit funerar të Lucius Aelius Urbicus, një funksionar me origjinë nga provinca ilire Retia, tregon ndërthurjen administrative romako ilire në rajon. Shpërbërja e sistemit romak dhe ardhja e Alamannëve (shek. III–V).Pas vitit 260 e.s., pushtimet alamane shënuan fillimin e transformimit të thellë etnik dhe politik. Fortifikimet në Cyrih, Oberwinterthur, Kloten e Irgenhausen u ngritën për të mbrojtur kufijtë romakë⁵⁰¹. Me tërheqjen e ushtrisë romake në vitin 401, popullsia galo–romake u përzie gradualisht me fiset gjermanike, ndërsa trashëgimia gjuhësore romane mbijetoi deri në shek. V në qendrat urbane si Turicumi.

Debati Etimologjik: Turicum midis Ilirëve dhe Keltëve Pas vitit 800 p.e.s., një nga ato periudha periodike të ndryshimeve të rënda klimatike fiset gjermanike u larguan nga vendbanimet e tyre veriore për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe valëve të papritura të të ftohtit. Duke migruar drejt jugut, ata zhvendosën Keltët nga Gjermania Qendrore dhe rajoni i Rinit të Poshtëm, të cilët më pas migruan në atë që tani është Franca dhe Belgjika (Galia), si dhe në Rrafshnaltën Zvicerane. Rajoni i afërt u vendos nga fisi kelt i Helvetii, sipas gjuhës së të cilit disa nga qytetet më të vjetra dhe më të mëdha në Zvicrën Alemanike ende mbajnë emrin. Për shembull, emri i vendit Kloten nuk rrjedh nga fjala romake (ose latine) Claudia, siç mendohej më parë, por përmban fjalën kelte „kështjellë“ (Burg) në rrokjen e dytë, ndërsa e para ka të ngjarë të përmbajë rrënjën Clav- ose Clau-, të lidhur me latinishten Claudere, „të mbyllësh“. Emra të ngjashëm vendesh ishin Cambodunum dhe Ollodunum – Kempten (Wetzikon) dhe Olten.

Epoka e vërtetë romake për rajonin Austriak nuk filloi në vitin 58 p.e.s. pas disfatës së Helvetëve në Bibrakte, por më tepër pas fushatës së madhe të bijve të perandorit, Tiberit dhe Drusit, kundër Raetianëve në vitin 15 p.e.s.Përveç vendeve të fortifikimit në Liqenin Walen dhe në Cyrih, shpejt u krijua kampi legjionar romak në Vindonissa (Windisch, Aargau). I gjithë territori helvetian u përfshi në provincën e Galisë dhe u lidh me pjesën tjetër të perandorisë nga një rrjet i gjerë rrugor.Një rrugë kryesore shtrihej nga Aventicumi (Avenches), kryeqyteti i Helvetëve, nëpërmjet Solothurnit (Salodurum), Windischit, Klotenit, Oberwinterthurit (Vitudurum), Pfynit (Ad Fines) deri në Arbon ilir (Arbor Felix) dhe Bregenzit në Retia.Ajo kryqëzohej me një rrugë tjetër që të çonte në veri nga stacioni doganor romak në Cyrih, përmes asaj që tani është komuna e Opfikonit, në Kloten, dhe prej andej përtej lumit Rajn pranë Eglisau.

Christoph Baerlocher & Urs Leuzinger, Turicum – Vicus, Zollstation und frühe Stadt, në: Archäologie der Schweiz, Bd. 26, 2003, fq. 2–17. Në zonën e Schaffhausen-it të sotëm, duhet të jetë lidhur me rrugë të tjera që arrinin në Limes më në veri, sepse në shekullin e parë pas Krishtit romakët kishin arritur ta zhvendosnin kufirin perandorak nga Rajni në një vijë përgjatë lumenjve Main dhe Danub, duke sjellë kështu një periudhë paqësore dhe jo ushtarake për Helvetinë. Sipas një mbishkrimi varri romak, vendbanimi romak në grykëderdhjen e Liqenit të Cyrihut quhej Turicum. Ky është një emër para-romak, që daton që nga vendbanimi kelt i Turicum në shekullin e 1-rë para Krishtit.Projekti Turicum I eksploron origjinën kelte të Cyrihut. Deri pak vite më parë, besohej gjerësisht se rrënjët e Cyrihut të sotëm shtriheshin pak më shumë se 2,000 vjet më parë, në periudhën e hershme romake. Megjithatë, kërkimet e fundit arkeologjike e kanë përmbysur këtë pikëpamje: nuk ishte ushtria romake ajo që hodhi themelet e Cyrihut të sotëm në vitin 15 para Krishtit, por popullsia lokale, ilire që më vonë u përzien me keltët, disa breza më parë, rreth vitit 80 para Krishtit.

Ata i përkisnin civitas, bashkësisë fisnore të Helvetii, territori i të cilit shtrihej në të gjithë Rrafshnaltën Zvicerane. E këtij vendbanimi kelt deri më tani janë gjetur vetëm në bregun e majtë të lumit Limmat – mbi dhe përreth Lindenhof – një kodër morene e vendosur rreth 20 metra mbi Limmat dhe liqenin, e cila ofronte një vendndodhje ideale për një vendbanim. E vendosur në një rrugë kryesore tregtare veri-jug që të çonte në veri nga Italia mbi qafat alpine, kjo vendndodhje në daljen e dy liqeneve i lejonte asaj të përfitonte dhe të kontrollonte rrjedhat e tregtisë dhe trafikut si një pikë transbordimi dhe ndalese.

Gjetjet e pllakave të prerjes së monedhave (kallëpe për boshllëqet e monedhave) e identifikojnë gjithashtu këtë vendbanim si një qendër prerjeje monedhash dhe kështu një qendër qendrore për rajonin përreth. Disa struktura druri me vatra në nivelin e tokës dhe mbeturina të shumta, enë të thyera dhe mbetje ushqimore në afërsi të Lindenhof sugjerojnë një vendbanim të lulëzuar në shekullin e 1-rë para Krishtit, ku praktikoheshin zanate dhe përpunoheshin produkte bujqësore. Ka prova se birra prodhohej edhe në këtë vendbanim. Importet nga jugu, siç është vera italiane e transportuar në amfora, e cila fillimisht ishte e rezervuar për klasën e lartë, dëshmojnë më tej për kontaktet intensive me rajonin e Mesdheut.„Ata (Keltët) e duan verën pa masë; ata e shijojnë verën e importuar nga tregtarët të paholluar…“ (citat nga Diodorus Siculus). / Lulzim Osmanaj

Derniers articles