13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Bëhen katër viktima nga aksidenti i djeshëm në Gjermani

Berlin, 17 tetor 2020 – Sot personi i katërt vdiq në përplasjen e djeshme në Gjermani, e cila fillimisht u raportua për tre viktima.

Kosovari i katërt vdiq në aksidentin e rëndë në Landin e Baden-Württemberg, Gjermani, njoftoi sot ambasadori i Kosovës në Bernë, Z. Sami Ukelli për gazetën shqiptare në Zvicër « LeCanton27.ch »

Siq kemi njoftuar dje, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Gjermani. Aksidenti kishte ndodhur në autostradën federale 31 midis Meersburg dhe Uhldingen-Mühlhofen (Bodenseekreis), tre njerëz u vranë të Premten dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Korrespondenti i gazetes shqipe ne Zvicër “Le Canton27.ch” ka njoftuar se vitkimat jane tre anëtarë të një familje nga Kosova te cilet jetojne ne Zvicer.

Policia zvicerane me helikopter ne ndihme kolegeve gjerman per te nxjerre viktimat

Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Më në fund ju informojmë se gjatë javës së fundit në Gjermani, 6 kosovarë humbën jetën. Të enjten, dy vëllezër (13 dhe 17) nga Kosova, banorë të Gjermanisë, humbën jetën tragjikisht pasi u përplasën nga një tren.

 

Derniers articles