
Gjenevë, 2 qershor – Sot në Pallatin e Organizates së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ambasadori Avni Nasufoski ka marre detyrën si përfaqësues i Unionit Afrikan në Kombeve të Bashkuara. Përndryshe, z. Avni Nasufoski eshte amabsador i 35 vendeve boterore, kryesisht i EAA -WSA njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur në Pallatin e Kombeve, Z. Nasufoski u prit nga Shefi i Protokollit të OKB-së, Z. Shaposhnikov. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe solemne, duke shënuar fillimin e mandatit diplomatik të Ambasadorit në këtë mision të rëndësishëm ndërkombëtar.
Z. Avnii Nasufovski, një personalitet dhe biznesmen me famë botërore, është themeluesi i agjencisë zvicerane « Planète Constructions SARL ».
Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch ka mësuar se përveç diplomacisë ndërkombëtare, Z. Nasufovski është aktiv në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Ai është gjithashtu një diplomat nderi dhe përfaqësues në Kombet e Bashkuara. Ambasadori Nasufovski u emërua sot si përfaqësues i Bashkimit Afrikan në OKB.