20.1 C
Berne
dimanche 15/06/2025

Arrestime në Nyon dhe Gjenevë. Transferet e parave në Kosovë dhe ftesa e imamëve radikalë në Zvicër janë në qendër të hetimit

Gjenevë, 15 qershor -Një person, shofer taksie nga Vaudois dyshohet se ka financuar Shtetin Islamik. Ai gjendet në burg gati qe tri vjet. Ai dhe bashkëpunëtori i tij do të gjykohen për mbështetjen e xhihadit në Ballkan, njofton gazeta zvicerane TDG dhe LeCanton27.ch.

Burgu i Bochuz, pranë Orbe, ku po mbahet shoferi i taksisë nga Nyon dhe mbështetësi i Shtetit Islamik i arrestuar në vitin 2022. Një hetim i madh mbi qarqet xhihadiste në Zvicrën frëngjishtfolëse është gati të përfundojë.

Mesohet se transferat e parave në Kosovë dhe ftesa e imamëve radikalë në Zvicër janë në qendër të hetimit. Dy të dyshuar kanë qenë në paraburgim që nga viti 2022.

Të mitur zviceranë në shënjestër të xhihadistëve

Shërbimi Federal i Inteligjencës po monitoron gati 900 individë me aktivitet të dyshimtë në platformat e internetit të grupeve terroriste. Numri është duke u rritur vazhdimisht.

Simpatizantët e dyshuar të grupeve terroriste vizitojnë faqet publike të internetit të përdorura nga xhihadistët dhe janë aktivë në mediat sociale dhe forumet e organizatave të dhunshme.

LeCanton27.ch ka mesuar se në maj 2025, SIC regjistroi 48 individë në rrezik dhe 92 udhëtarë xhihadistë. Numri i rasteve të trajtuara nga shërbimi i tij i monitorimit të xhihadit u rrit nga 862 në nëntor 2024 në 892 në maj 2025, ku në mesin e tyre ka edhe shqiptare dhe te tjere nga ballkani.

 

 

 

Derniers articles