-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Ambasadori zviceran ne Kosovë takohet me kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. Ambasadori Kolly e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe për përmbylljen me sukses të procesit të formimit të institucioneve.

Ai tha se Zvicra do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në fushat e arsimit e zhvillimit ekonomik, investimeve dhe shkëmbimit tregtar.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin zviceran për urimet dhe angazhimin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit.

Ai foli sidomos për rëndësinë e mërgatës kosovare, pa të cilën siç tha ai, zhvillimi i vendit tonë nuk do të jetë i mundshëm.

Kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Zvicrës edhe për angazhimin në mekanizmin COVAX, për sigurimin e vaksinave për popullatën e Kosovës, dhe theksoi nevojën për vazhdimin e ndihmës ndërkombëtare për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave kundër Covid-19.

Derniers articles