Berne, 24 shtator -Ambasada e Republikes se Shqiperise në Bernë, ka filluar me shpërndarjen teksteve mësimore për nxënësit që nisën vitin shkollor 2021/2022 në Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Fillimisht u shpërndanë tekste mësimore në Bernë, për të vijuar në javët e ardhshme edhe në Katone të tjera. Më konkretisht, dje tekstet mësimore ju dhuruan fëmijëve në shkollën e Wittigkofenit të Bernës, ku mësuese Majlinda Shaqiri zhvillon mësimin me rreth 20 nxënës.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përfiton nga rasti t’u urojë suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësuese Majlinda Shaqiri!