0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Edhe kjo ndodhë: Stadiumi i Kralevës ne Serbi nga sot quhet « Skenderbeu »

Kralevë, 21 dhjetor -Nga sot stadiumi i qytetit në Kralevë të Serbisë do të quhet “Skënderbeu”, shkruan gazeta zviceriane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” duke iu referuar shkrimeve të mediave serbe.

Sipas gazetës “Sputnik” “Stadiumi në Kralevë tash është emëruar “Skenderbeu”. Se ështe ky nje provokim ose gabim në “Google Maps” duhet të shohim, ka shkruar gazeta në fjalë.

Sputnik: Stadiumi i Kralevës nga sot quhet “Skënderbeu”. (Sputnik: Stadion u Kralevu dobio ime po Skenderbegu)

Madje ,gazeta e sipërpërmendur dyshon se “është bërë ndonjë sulm hakeri, injorancë, një provokim i thjeshtë apo diçka tjetër.
Vetëm qytetarët e Kralevës që vizituan aplikacionin “Google Map” të hënën pasdite protestuan me zemërim përmes rrjeteve sociale, sepse stadiumi Athletic pranë Ibrit në qendër të qytetit papritmas mori një emër të heroit shqiptar.

Ndërsa, të gjitha ndërtesat dhe rrugët për rreth janë të shkruara me alfabet latin serb, në “Google map” stadiumi është i shënuar në alfabetin shqip si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“Shqiptarët e përvetësuan atë si heroin e tyre kombëtar. Stadiumi afër Ibrit u ndërtua në mesin e viteve 1970 falë kontributit të njerëzve të Kralevës dhe u rindërtua së fundmi plotësisht. Ai nuk ka asnjë emër që nga fillimi, por njihet si – Stadiumi Atletik. Shumica e banorëve të qytetit në Ibër këmbëngulin të qëndrojnë ashtu dhe jo “Skënderbeu” ka shkruar në fund gazeta serbe “Sputnik”.

Derniers articles