4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Ambasadori i shqiptareve në Zvicër Ueli Leuenberger pret presidenten e Kosoves Vjosa Osmanin

Presidenti i Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi (UDC, BE) sot ne kryeqytetin helvetik ne Berne ka pritur homologun e tij kosovar, Vjosa Osmani, njeherit presidente e Kosoves. Kjo ishte vizita e parë ndërkombëtare jashta vendit e zonjës Osmani që nga fitorja e VV dhe partisë së saj në zgjedhjet e 14 shkurtit,  njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kjo vizitë zyrtare do të jetë e veçantë: Znj. Osmani është gjithashtu presidentja me bazë në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar themeluesin e Universtetit Popullor Shqiptar në Zvicër, Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër.

Ajo tha se miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë duke theksuar angazhimin e Leuenbergerut për të ndihmuar shqiptarët.

Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universtetin Popullor Shqiptar.

z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara.

Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falenderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira.Image

Derniers articles