7.3 C
Berne
mardi 17/03/2026

Albaneze (me origjine shqiptari) raportuese e OKB-se sot i dha shuplake Serbise n’midis Beogradit me akuza se ky vend po e furnizon me arme Izraelin per te vrare fëmije

Beograd, 17 mars -Diskutimi publik dhe paraqitja e sotme si mysafir nga Raportuesi Special i OKB-së në Beograd po organizohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe Fondacioni Solidar.

Francesca Albanese (me origjine shqiptare) që po lufton gjenocidin izraelitë sot i tregu e ashper ne Beograd e cila akuzoi Serbine se pp solidarizohet me Izraelin dhe po furnizon me arme për te vrare fëeije!

Raportuesja Speciale e OKB-së për situatën e të Drejtave të Njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese (me orgjine shipatre) duke folur për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit, veçanërisht në kontekstin e tregtisë së armëve, paralajmëron se pasojat për Serbinë mund të jenë serioze, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

E tham ne titullin «Raportuesja e OKB-së  Francesca Albanese, me origjine shqiptare… » sepse ajo mund te jet me origjine shqiptare sikur shume artistë e këngetarë te njohur  si dhe personalitete tjera botërore me mbiemrin Albanese të cilet kane pranur origjinen e tyre shqiptare, sikur presdeneti i Austarlisë Anthony Norman Albanese, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.

Mbiemri Albanese është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar” ose “me origjinë shqiptare”. Ky mbiemër është i zakonshëm në jug të Italisë dhe shpesh lidhet me komunitetet Arbëreshe (pasardhës të shqiptarëve që u vendosën në Itali në shek. XV).

Francesca Albanese: Pasojat për Serbinë mund të jenë serioze për shkak të tregtisë së armëve me Izraelin

« Ekziston mundësia që shteti i Serbisë të përballet me pasoja », ju tha Albanese sot serbve ne sy n’midis Boegradit duke shtuar se Serbia nuk është i vetmi vend që mbështet Izraelin, por se problemi qëndron në hapjen dhe fushëveprimin e një mbështetjeje të tillë je vend qe po vret fëmije dhe po ben gjenocid!

“Sigurisht, Serbia për fat të keq nuk është e vetme, ka edhe disa vende tjera që marrin pjesë në mbështetjen e Izraelit, por nuk ka shumë që ofrojnë kaq dukshëm armë që përdoren për të vrarë dhe shkatërruar atë që ka mbetur nga Palestina, veçanërisht Rripin e Gazës…. » ka dekalruar ajo ne Vazhdim

Albaneze thekson se populli i Serbisë, i cili vetë ka kaluar nëpër vuajtje të mëdha dhe dehumanizim, nuk meriton të shoqërohet me një tjetër gjenocid, por gjithashtu se ekziston mundësia e përgjegjësisë penale për zyrtarët shtetërorë që nënshkruajnë leje për transferime armësh.

Ofensiva ajrore dhe më pas tokësore izraelite në Rripin e Gazës filloi në përgjigje të një sulmi nga organizatat ekstremiste palestineze, të udhëhequra nga Hamasi, më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1,200 njerëz dhe 251 u morën peng. Sipas mediave boterore, gjatë luftës brutale dyvjeçare, më shumë se 72,000 njerëz u vranë në Rripin e Gazës, ne mesie ygre edhe mbi 20.000 fëmijë nga frocat izraelite te drejtuara nga Netanyahu.

Albanese: Srbia serish mund te akuzohet nga Haga për pjesemarrje ne gjonocid, duke ndihmuar mer armatim Izraelin qe po vret fëmijë

“Shikoni, pasojat mund të jenë shumë serioze, si në nivel shtetëror ashtu edhe më gjerë. Nuk mendoj se Serbia dëshiron të përballet me një tjetër gjyq për bashkëpunim në gjenocid ose një rast që lidhet me gjenocidin… » ka shtuar Albaneze ne Beograd.

Megjithatë, ideja fillestare ishte që Francesca Albaneze të ishte një mysafire në Universitetin e Beogradit, e cila u anulua pa një shpjegim zyrtar. Kjo ngre çështjen e presionit dhe ngushtimit të hapësirës për debat publik mbi luftën në Gaza. Siç thotë vetë ajo, ky nuk është një rast i izoluar, por një model që përsëritet në të gjithë Evropën.

Ajo tha se disa vende me kane refuzuar te debatoj me eket teme mbi gjenocid e izarelit ne Gaza dhe Palestine. Për shak afrise se Edi rames me Netanyahun e izoluarnga bota, dyshihet se nje evenment i tille eshte refzuar edhe ne Tirane nga Qeveria Rama, kjo mbetetet e vertetohet.

Ajo vlerëson se ky është një problem më i gjerë që shkon përtej incidenteve individuale dhe tregon presionet që prekin institucionet akademike. Në vend të dialogut të hapur, ngjarjet po anulohen gjithnjë e më shumë dhe hapësira për diskutim mbi çështjet ndërkombëtare po ngushtohet.

“Dyshimi im është se ka shumë presion nga Izraeli dhe ata që mbështesin Izraelin. Çështja është se kjo po ndodh. Akademia dhe universitetet janë një vend i shenjtë për mendimin kritik. Unë jam Raportuese Speciale e OKB-së dhe dokumentoj faktet. Personalisht nuk më shqetëson, nuk jam e ndjeshme, por mendoj se është një problem me të cilin duhet të merret populli i Serbisë”, shton ajo.

Gazetarët si shënjestra

Lufta në Gaza, thotë ajo, vendos një precedent të rrezikshëm në konfliktet moderne. Shqetësuese është veçanërisht numri i madh i gazetarëve të vrarë në Gaza, të cilët ajo pretendon se nuk janë vrarë aksidentalisht.
“Gazetarët ishin në shënjestër. Disa po merrnin kërcënime të drejtpërdrejta për t’i vrarë. Qëllimi ishte të parandalohej raportimi nga Gaza. Mund ta shihni se ky është gjenocid sepse qëllimi për të shkatërruar grupin si të tillë është i dukshëm. 20,000 fëmijë u vranë. Izraeli shkatërroi spitale, institucione arsimore dhe gjithçka që mund të kishte qenë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtyre njerëzve.
Kishte gazetarë të guximshëm palestinezë që raportuan për gjenocidin ndërsa humbën vetë familjet e tyre, dhe pastaj u vranë edhe ata. Ata e dinin se ishin në listat izraelite të vrasjeve sepse ushtarët izraelitë i telefonuan në telefon dhe u thanë: ‘Do t’ju vrasim, duhet të ndaloni’.
Sipas gaztes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, ky rrefim i Alebese na kutjon Serbine kur vriste gazetaret shqiptare ne Kosovë paa dhe aps lutes.
Francesca Albanese ne vazhdim per median « Machine » ka thne se « Siç po ndodh në vendin tim – qeveria padyshim vazhdon të mbështesë Izraelin me transferta të turpshme armësh, por ka ende avokatë, qytetarë dhe OJQ të guximshme që ndërmarrin veprime kundër qeverisë. Unë besoj se kjo duhet të ndodhë edhe këtu”
« Ajo që më dhemb më shumë është arroganca e gazetarëve perëndimorë që përdorën histori të prodhuara nga palestinezët vetëm për t’i tallur, për t’i poshtëruar dhe për të dyshuar në profesionalizmin e tyre, duke përforcuar narrativën izraelite se ata janë terroristë”, ka thëne ne fund Albaneze ne ekspozeune saj sot ne Beograd, citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Derniers articles