Bernë, 29 janar -Ne Forumin e Fundit Eonomik Botëror (WEF) Davos nuk u bisedua vetem për ekonomi, per biznes dhe politike, por edhe tema tjera me intereso sikur AI dhe rolin e mediave si dhe shoqeria përballe Fake News dhe dezinfomatave. Lidhur me keto tema debati mori pjese edhe gazetari yne Nefail Maliqi si i vemti gazetar shqiptare ne kete Samti Boteror ne Davos (Swiss Haueses) qe ndoqi edhe zhvillimet edhe ne USA Hauses dhe The Kosova Hauses, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Në Davos (World Economic Forum – WEF), çështja e fake news dhe dezinformimit ishte një nga temat kryesore ku u tregua një shqetesim i madh sepse shihet si rrezik global për demokracinë, ekonominë dhe stabilitetin shoqëror.
Mbi 400 gazetare ne Davos nga mabre bota. Nga WEF u tha se Fake news u shpall rreziku më i madh afatshkurtër në golb!
Ne fjalimin tim me koleget une u perëqndrova me shume për dezinfomin, Fake News, prganden serbo-rsue ne mesine disa mediave shqipatre si dhe manpilimin e mediave në ballkan, sidomos ne Serbi, Kosove dhe Shqiperi. WEF e renditi dezinformimin dhe keqinformimin si rrezikun global për vitet e ardhshme, përpara konflikteve dhe krizave ekonomike me arsyet kryesore: Manipulimi i zgjedhjeve qofte me sondazhe paushall apo me EXIT POLLE te porositura (VV del e para me 37%, PDK e dyta me 23%) etj… Pastaj rritja e polarizimit shoqëror, humbja e besimit te media, destabilizimi i vendeve përmes propagandës serbe dhe ruse…
Roli i AI dhe deepfakes në përhapjen e fake news
Në Davos u theksua se inteligjenca artificiale po e bën shumë më të lehtë krijimin e videove, fotove dhe zërave të rremë (deepfakes). Sipas eksperteve me keto mund te behen manipulime videot false mund të ndikojnë në zgjedhje që mund të shkaktojnë panik, protesta ose konflikte meqe publiku e ka gjithnjë e më të vështirë të dallojë të vërtetën
Dhe këto dezinformata bashke me Fake News ne disa media mund te shkaterrojne besimin ne mase dhe njerëzit nuk dinë nga t’ia mbajne dhe çfarë është e vërteta ku mediat papuara përpiqen të krijojne tym dhe mjegull me qellim qe qytetaret te dyshojnë tek qeveria, tek drejtësia dhe shteti! Nga nga ky mosbesim lind edhe manipulimi me qyetaret deri tek thashetheme dhe teoritë konspirative.
Disa vende në Evropë janë më të ekspozuara ndaj fake news (lajmeve të rreme) për shkak të polarizimit politik, përdorimit të lartë të rrjeteve sociale, ndikimit të huaj dhe besimit të ulët te mediat. Sipas raporteve të ndryshme (si Eurobarometer, Reuters Digital News Report, Freedom House) vende që konsiderohen më të goditura nga Fake News Serbia, Rumnia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria…
Në Ballkan, vendet më të prekura nga fake news dhe dezinformimi janë kryesisht ato me liri më të dobët të medias, arsim mediatik të ulët dhe ndikim të fortë propagandistik. Pse disa vende janë më të prekura nga Fake News? Përgjigjia eshte e thjeshte sepse ne ato vende dominon arsimimi ulët në media, polarizim politik i fortë, ndikim nga aktorë të huaj, rrjetet sociale shume pak nen kontroll etj…Të gjtha keta faktor mund te refeltkohen negativisht, duke ndikuar edhe ne ndajen dhe e përqarjen ne shoqerise jo vetëm ne sferen politike, por edhe ne baza kombetare apo edhe fetare, duke nxitur uurejtje deh dhunë, qe shpesh kane perfunduar me kercnime dhe vrasje.
Mesazhi kryesor nga Davos – WEF 2026

Fake news nuk është më thjesht problem mediatik — por kërcënim për demokracinë, paqen dhe besimin publik. WEF paralajmëroi se nëse nuk kontrollohet dezinformimi, mund të çojë në trazira sociale, manipulim politik dhe konflikte. Fake news (lajmet e rreme) paraqesin një rrezik serioz për Ballkanin, sepse rajoni tashmë ka histori tensioni etnik, polarizim politik. Dezinformimi mund t’i përkeqësojë këto probleme. Vendet më të goditura nga propaganda ruse në Ballkan jane Serbia. Pas Serbise bjen Kosova dhe Shqiperia. Propaganda ruse përdor Kosovën si temë strategjike për të justifikuar narrativa anti-Perëndimore dhe për të mbështetur interesat serbe. Shqipëria ka ndikim më të ulët rus krahasuar me fqinjët, por kohët e fundit edeh keet vedn e ka goditu fake News permes progandës sllave…
Serbia konsiderohet objektivi kryesor i fushatave ruse të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor. Studimet ttregojnë se niveli i përmbajtjes propagandistike ruse atje është mbi 6 herë më i lartë se mesatarja e BE-së, dhe Rusia përdor media në gjuhën serbe për të ndikuar rajonin.
Përmes Fake News dhe proganses serbo-ruse mediat e fincnuara nga sponsore te dyshimtë, kane per obligim dhe qëllim të përhapin urrejtje mes komuniteteve etnike, ndezë protesta, trazira ose dhunë dhe ringjallë narrativa të vjetra të konflikteve. Dhe kjo menyre e progandes ne nejfare menyre ia kan arritur qellimit nese kemi provokimet dhe sulmet e Serbise ne Kosovë, nesë kujtojme invazionin e Serbise ne Kosovë sipas modelit te Kremlinit ne Ukraine, më 24 shtator 2023 ku nje grup terroristesh serbe te amrmatosur deri ne dhembe ku lane te vrare oficerin e lart i Kosovës Afrim Bunjaku, kurs nga pala armike u vrane 3 serbe dhe mercenar rus.
Në Ballkan, një lajm i rremë mund të shkaktojë krizë reale shumë shpejt. Si për shembull: Manipulim i zgjedhjeve dhe demokracisë, të ndikuar votuesit, duke përhapur gënjeshtra për kundërshtarët politikë, për të dobësuar besimin në procesin zgjedho dhe gjtha keto rrezikojne demokracinë dhe stabilitetin politik.
Bazuar në Media Literacy Index dhe raporte rajonale, këto janë vendet më të “infektuara” më të goditurat nga Fake News ne Ballkan jane Serbia , si nje problem serioz me fake news dhe propagandë politike, Bosnja dhe Hercegovina — shumë e ekspozuar ndaj propagandës dhe dezinformimit, pastaj vjen, Kosova-rezistencë shumë e ulët ndaj lajmeve të rreme, Shqipëria-renditet ndër vendet me dobësi të lartë ndaj fake news, Maqedonia e Veriut-ndër më pak rezistentet ndaj fake news në Evropë, Mali i Zi-nivel i dobët i qëndrueshmërisë ndaj dezinformimit etj..

