Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikes së Kosovës z.Shemsi Syla flet per gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne prag te Vitit te Ri
Bernë, 31 dhjetor -« Bashkëpunimi ynë me KFOR, me Zvicren dhe forcat tjera ndërkombëtare si dhe partnerët strategjikë eshte i shkëlqyer. Pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare, si ato për deminim, ka marrë vlerësime të larta. Në Ukrainë dhe rajone të tjera, ekspertiza e ushtarëve tanë ka shpëtuar jetë dhe ka ndihmuar në rikthimin e sigurisë. Ky bashkëpunim na ndihmon të përfitojmë nga praktikat më të mira dhe të kontribuojmë në sigurinë globale… » ka thenë nder tjera zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikes së Kosovës z.Shemsi Syla ne intervisten ekskluzive dhene sot gazetes zvicera ne shqip Le Canton27.ch
Zv.Ministri Shemsi Syla: Jemi krenarë me arritjet e deritanishme te FSK e cila forcë per pak vite është bërë faktor stabiliteti dhe paqeje në Kosove dhe rajon
Prandaj sipas z.Syla « Anëtarësimi në NATO është një domosdoshmëri strategjike për Kosovën, veçanërisht në një kohë kur përballemi me kërcënime dhe provokime të vazhdueshme nga Serbia, si rastet e fundit terroriste në Banjskë dhe sulmi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Përmes anëtarësimit në NATO, do të forcojmë jo vetëm sigurinë kombëtare, por edhe stabilitetin rajonal
Lidhur me « mungesen e ushqimit » zv.ministri kosovar ka thëne se « FSK-ja nuk ka mungesë ushqimi dhe ne kemi standarde shumë të larta për ushqimin dhe mirëqenien e ushtarëve tanë. Ndoshta ushtaret tanë nuk ushqehen aq mire iskur ata zviceranë me cokollada, të cilat as ato nuk na mungojne, por sigurisht usdhhen me se miri se ushtarët tjere te rajonit… »
Për te gjitha keto si dhe shumecka me interes kombetar dhe nderkombëtare jep shpjegime zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikes së Kosovës z.Shemsi Syla, ne intervisten si me poshte dhene gazetes zivcerane Le Canton27.ch
- Zoteri zv.minsiter, filimisht mund te na thoni, jeni të kënaqur me situatën aktuale, sidmos ate te sigurise në Republikën e Kosovës gjatë këtyre katër viteve të fundit?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Në aspektin legjislativ, gjatë këtij mandati është miratuar Strategjia e Mbrojtjes dhe Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe është miratuar Koncepti i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse. Si pjesë e qeverisë së parë që ka përfunduar një mandat të plotë katërvjeçar, mund të themi se jemi krenarë me arritjet e deritanishme. Investimet në siguri dhe mbrojtje, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimi ndaj reformave kanë qenë prioritete që i kemi përmbushur. Sigurisht, sfidat nuk kanë munguar, por kemi dëshmuar se me punë të palodhshme mund të tejkalojmë çdo pengesë. Kemi fuqizuar zhvillimin e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Duke pasur parasysh se vitet e fundit strategjia e luftës dhe interferimit në shtete me qëllim destabilizimi ka ndryshuar ndjeshëm duke u bërë më hibride se kurrë, dhe sulmet kibernetike janë gjithnjë e më të shpeshta, kemi ngritur Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Kemi rritur kapacitetet thelbësore për mbështetjen e autoriteteve civile, kemi fuqizuar mbikëqyrjen demokratike civile dhe kemi rritur bashkëpunimin ndërkombëtar, bilateral dhe multilateral.
Zëvendesministri Syla: Një krahasim i thjeshtë midis ndarjeve buxhetore të vitit 2021 (67 milionë) dhe atyre të vitit 2025 (208 milionë) tregon qartazi ndryshimin e madh në qasjen ndaj ushtrisë
- Buxheti i FSK-së për vitin 2025 ka arritur 208 milionë euro. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për vitin 2025 ka arritur një rekord të ri duke shkuar në 208 milionë euro. Një krahasim i thjeshtë midis ndarjeve buxhetore të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025 tregon qartazi ndryshimin e madh në qasjen ndaj ushtrisë. Thene shkurt, rRritja e buxhetit të FSK-së është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. Kjo rritje na mundëson avancimin e kapaciteteve operacionale, pajisjeve moderne, trajnimeve dhe ushtrimeve profesionale të ushtarëve tanë. Gjithashtu, ky buxhet reflekton besimin që qeveria dhe qytetarët kanë në rolin e FSK-së si një institucion kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Kjo ndarje buxhetore, për dy vite rresht nga Qeveria, ka bërë që kjo rritje mbi 2% të BPV-së (Bruto Produktit Vendor) të plotësojë dhe të tejkalojë standardin e NATO-s, duke na mundësuar ngritjen e kapaciteteve të arsenalit luftarak, rekrutimin, rritjen e personelit dhe përgatitjen e tyre profesionale përmes edukimit, trajnimeve dhe ushtrimeve. Po ashtu, ky buxhet ka mundësuar rritjen e mirëqenies dhe kujdesit për pjesëtarët e FSK-së.
- Si e vlerësoni bashkëpunimin e FSK-së me forcat ndërkombëtare në Kosovë, sidomos në misionet jashtë vendit?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Bashkëpunimi ynë me forcat ndërkombëtare, si KFOR-i dhe partnerët strategjikë, ka qenë i shkëlqyer. Pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare, si ato për deminim, ka marrë vlerësime të larta. Në Ukrainë dhe rajone të tjera, ekspertiza e ushtarëve tanë ka shpëtuar jetë dhe ka ndihmuar në rikthimin e sigurisë. Ky bashkëpunim na ndihmon të përfitojmë nga praktikat më të mira dhe të kontribuojmë në sigurinë globale.
FSK ka marrë pjesë në 12 ushtrime ndërkombëtare, si në Defender Europe 21 dhe 23, ku janë validuar dy regjimente tona. Janë realizuar bashkëzbarkime në Ishujt Falkland dhe në Belize. Gjithashtu, në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 15 shtete, ndër të cilat vlen të përmenden marrëveshjet me Turqinë dhe Gjermaninë. Jemi në proces të nënshkrimit të marrëveshjeve me Çekinë, Bullgarinë dhe Finlandën. Po ashtu, gjatë këtij viti kemi zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve tanë ushtarakë në Holandë, Slloveni, Kanada, Zvicër dhe Jordani. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim po korr suksese të jashtëzakonshme, duke trajnuar qindra pjesëtarë të shteteve partnere.
- Zotëri zevendesminister, meqë folem per bashkepunimin e forcave tona me nderkombëtarët, sigurisht keni bashkepunim edhe me koleget nga Zvicra, armaten helvetike?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Natyrisht se po. Republika e Kosovës ka raporte te shkelqyera me Konfederatën Zvicerane ne fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Tashmë më kemi atashe te mbrojtjes te akredituar ne Bernë. Ushtria Zvicerane ofron mbështetje ne pergatitjen profesionale te personelit te FSK. Jemi ne proces te krijimit te planit bilateral si dhe analiza mbi potencialin e zgjerimit te bashkpunimit. Gjithashtu kemi patur vizita të dy anshme rnë shkëmbim të përvojave regrutuese, sidomos të përvojës së gjatë zvicerane të ushtriesë së obliguar, si model shumë i avansuar…
- Si është bashkëpunimi i FSK-së me vendet fqinje, sidomos me Shqipërinë?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet e tjera fqinje është në nivele shumë të mira. Me Shqipërinë kemi një partneritet të veçantë që përfshin shkollimin e kadetëve, trajnime dhe ushtrime të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe koordinim në fusha strategjike. Ky bashkëpunim, jo vetëm me Shqipërinë por edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, rrit sigurinë në rajon dhe përforcon lidhjet tona të ngushta vëllazërore dhe miqësore.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikes së Kosovës: Ushtaret tane ushqehen mire, ndoshta jo si ata zviceran, por më mirë se ushtrite e rajonit!..
- Si i komentoni kritikat rreth « mungeses se ushqimit » të ushtarëve të FSK-së?
Zv.Ministri Shemsi Syla: FSK-ja nuk ka mungesë ushqimi dhe ne kemi standarde shumë të larta për ushqimin dhe mirëqenien e ushtarëve tanë. Ndoshta se kemi ushqimin te mire sa te ushatreve zviceranë, por sigurisht me te mire se ushtarët e rajonit. Prandaj, cdo shqetësim i ngritur merret seriozisht dhe analizohet, por dua të theksoj se këto pretendime janë spekulime të pabazuara që behen per iks interesa. Këto zhurma shpeshherë janë të motivuara politikisht, veçanërisht në prag të zgjedhjeve. Kalimi në sistemin e vetëqëndrueshmërisë ushqimore ka sjellë siguri dhe cilësi të lartë, duke eliminuar barrierat burokratike dhe duke kursyer buxhetin pa cenuar as cilësinë, as larmishmërinë kalorike.
Syla: Anëtarësimi i Kosoves ne në NATO imperativ i kohës, kur po përballemi me kërcënime dhe provokime të vazhdueshme nga Serbia
- Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, sidomos në kontekstin e sfidave aktuale. Çfarë mendoni për këtë?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Anëtarësimi në NATO është një domosdoshmëri strategjike për Kosovën, veçanërisht në një kohë kur përballemi me kërcënime dhe provokime të vazhdueshme nga Serbia, si rastet e fundit terroriste në Banjskë dhe sulmi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Përmes anëtarësimit në NATO, do të forcojmë jo vetëm sigurinë kombëtare, por edhe stabilitetin rajonal, duke u bërë një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Si pjesë e Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, kemi ofruar tre pako të mbështetjes ushtarake dhe jemi anëtarësuar në Koalicionin e Deminimit të udhëhequr nga Letonia.
- Cilat do të jenë prioritetet tuaja gjatë mandatit të ardhshëm?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Prioritetet tona do të përqendrohen në fuqizimin dhe modernizimin e mëtejshëm të FSK-së, përgatitjen për anëtarësim në NATO dhe përmirësimin e kushteve për ushtarët. Do të angazhohemi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të thelluar reformat në sektorin e mbrojtjes. Gjithashtu, do të angazhohemi për të jetësuar Konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.
Zv.Ministri Syla: Diaspora jonë është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe rritjen se ushterise sone! Falenderoj gazetaret botëror nga OKB-së (APES) për viziten qe na e kane bërë!
- Çfarë roli ka diaspora shqiptare në zhvillimin e Kosovës?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Diaspora jonë është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Kontributi i tyre në ekonomi, kulturë dhe politikë është i jashtëzakonshëm. Ata janë ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë, dhe mbështetja e tyre ka qenë jetike. Synojmë të përfshijmë ekspertizën e tyre në politikat tona, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Njëkohesisht kur jemi ketu tek diaspora, fale gazetareve tane ne Gjeneve dhe Zvicer po bejne shume ne sensiblizimin dhe nderkombetarizimin e Kosovës dhe cështjes sone mbarëkombetare perfshire ketu edhe sukseset e ushtrise sonë. Falenderoj sidomos gazetaret botëror nga OKB-së (APES) për viziten qe na e kane bërë ditë me pare te cilet i njfotuar per arritjet dhe sukseset tona ne fushen ushatarke.
- Për fund zotëri zevends minister, meqe jemi ne fund te ketij viti, cili do ishte urimi juaj për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë?
Zv.Ministri Shemsi Syla: Në prag të ndërrimit të moteve, uroj që viti i ri të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe diasporën. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë.
Gëzuar!