-0.4 C
Berne
jeudi 26/12/2024

Zëri i Presheves kundër pasivizimit të adresave ne Lugine arrine në Bruksel. BE kritikon Serbinë dhe kërkon sqarime nga Beogradi

Bruskel/ BE, 21 Nëntor -Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022. Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit që ata thonë se e përjetojnë çdo ditë në Serbe, duke mbajtur disa protesta në muajt e fundit, njofton nga selia e BE-së ne Bruksel gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch: Zëri i Presheves kundër pasivizimit të adresave ne Lugine arrine në Bruksel. BE-ja krtikon regjimine  Beogradit dhe  kërkon nga Serbia ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Bashkimi Evropian ka thënë se është në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë në lidhje me pasivizimit të adresave të tyre, dhe i ka bërë thirrje përsëri Beogradit zyrtar ta sqarojë këtë çështje, tha të enjten zëdhënësja për zgjerim në Komisionin Evropian, Ana Pisonero.

Gjatë kësaj jave Gjykata Kushtetuese e Serbisë ia hodhi poshtë ankesën një banori shqiptar nga Medvegja për kthimin e adresës së tij, duke nxitur reagime.

Pisonero nuk deshi t’i komentojë vendimet e gjyqësorit serb për rastet e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, por e përsëriti shqetësim që BE-ja e kishte shprehur edhe në Raportin e Progresit për Serbinë muajin e kaluar.

“Ne kemi marrë në dijeni shqetësimet për pasivizimin e adresave të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë në Serbi. Jemi duke ndjekur këto zhvillime në frymën e obligimeve që ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, sidomos ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave”, tha Pisonero.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit që ata thonë se e përjetojnë çdo ditë në Serbe, duke mbajtur disa protesta në muajt e fundit.

Pisonero tha se BE-ja e ka bërë të qartë se ka nevojë që autoritetet e Serbisë të sqarojnë për publikun se si janë kryer kontrollet e vendbanimeve që kanë rezultuar me pasivizimin e adresave dhe nëse jugu i Serbisë është vënë në shënjestër veçanërisht.

Në Raportin e Progresit për Serbinë, në pjesën ku flitet për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, është përmendur edhe çështja e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

 

Derniers articles