0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Veprimtarja e LDK-së nga Zvicra, Molliqajt: Mos shit pallavra, Specialja po e heton shokun tuaj…

Zize Pepshi, nënkryetare e Degës se LDK në Zvicër ka reaguar ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Pepshi përmes një postimi në Facebook, i drejtohet Molliqajt që mos të shet pallavra.

Sipas saj, Gjykata Speciale nuk e dënon UÇK-në, por individët, e këta individ sipas Pepshit, janë shokët e Dardanit e njëri ndër ta është Thaçi.

Ajo thotë se këta po gjykohen për zbardhjen e vrasjeve të figurave të larta të LDK-së dhe bashkëpunëtorët e presidentit Rugova.

Postimi i plotë:

Ti Dardan Molliqaj, mos na shit pallavra…

Gjykata nuk po e Gjykon UÇK-në, por, individ edhe ata individ shokët e tu, sidomos Hashimi, po i gjykon që të zbardhën vrasjet e figurave të të larta të LDK-së, bashkëpunëtorët e Pres. historik, Dr. I. Rugova.

Ju jeni kllapa dhe pjella e njëjtë!

Derniers articles