Pas një muaj shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament.3.713.761 qytetarët do t’u drejtohen sot 5225 qendrave të votimit në të gjithë vendit.
Prej tyre, 114.642 qytetarë ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë