2.2 C
Berne
lundi 23/12/2024

Sot me 23 shtator ka ndodhur ne Maqedoni..permendet Ismajl Qemajli dhe Isa Boletini

Sot me 23 shtator ka ndodhur ne Maqedoni..

1913 – Shqiptarët në Maqedoninë perëndimore kundërshtojnë me armë vendimin e komisionit të posaçëm ndërkombëtar të kufijve që i la ata jashtë shtetit shqiptar. Në këtë kundërshtim bashkohen edhe forca nën udhëheqjen e Isa Boletinit, ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kryengritësit marrin kontrollin e qyteteve Gostivar, Strugë e Ohër, krahas Kërçovës, Gjakovës dhe Peshkopisë, duke zmbrapsur trupat serbe. Gjithashtu Prizreni u sulmua, ndërsa luftime kishin shpërthyer për rreth Tuzit dhe Gucisë. Si rrjedhim, ushtria serbe, e përqendruar në Dibrën e madhe, u mobilizua, dhe nën pretekstin e ndjekjes së kryengritësve fillon marshimin drejt bregdetit Adriatik për në Durrës, duke i shtyrë shqiptarët shumë brenda përtej kufijve të 1913-s.

Ngjarje të tjera të rëndësishme që ndodhen sot me 23 shtator te vitit..

1930 – Lindi këngëtari i famshëm amerikan Rei Çarls, një ikonë e muzikës bluz dhe xhaz.

1943 – Benito Musolini rivendos regjimin fashist në një pjesë të Italisë veriore, në një zonë të kontrolluar nga Gjermania, në Garnanjo pranë liqenit të Gardës.

1973 – Vdes shkrimtari nobelist kilian Pablo Neruda. Ai njihet si ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX-të.

1954 – Policia gjermano-lindore, arreston 400 qytetarë të dyshuar si spiunë të amerikanëve.

1992 – Ushtria e përkohshme Republikane Irlandeze (IRA), shpërthen një bombë 1.3 ton, duke shkatërruar plotësisht laboratorin e mjekësisë ligjore të Irlandës së Veriut. Nga shpërthimi pati fatmirësisht vetëm 20 persona të plagosur, ndërsa u dëmtuan mbi 700 banesa.

Derniers articles