9.8 C
Berne
dimanche 23/02/2025

Shifra 93 % muslimane ne Kosove trazon jo vetem mediat serbe.. The New York Times: Një lëvizje drejt krishterimit trazon një tokë muslimane

Prishtine, 5 dhjetor -Rezultatet e fundit te regjistrimit te popullsise duket se ka tazuar jo vetem mediat serbe por edhe jashta ballkanit. Disa media sidomos sllave ka gezuar rënia e numrit te popullsise ne Kosovë, por jo edhe ngritje e përqindjes se muslimanëve ne Kosovë qe sipas te dhenave te Entit te Stastitikave ne Kosovë, duke ju referuar regjistrimit te fundit te popullsise,  aktualisht ne Kosoven e banuar me shqiptare etnik pjesa dermuese apo mbi 93 % jane muslimanë. Dhe ky vend i shqiponjave me shumice muslimane kishte shtyer edhe presidentin e SHBA-e Donald Trump ta quajnë Kosovën si nje « vend muslimanë », citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Një lëvizje drejt krishterimit trazon në një tokë muslimane.. » shkruan The New York Times duke folur per islamin tek shqiptaret ne Kosove, qe presidenti amarikan Trump e kishte quajtur « vend musliman »

Pos mediave serbe edhe The New York Times eshte marrur sot me konvertimet ne Kosovë  qe  nuk permend fare te ashtuqajturen « Levizje e Decanit » por si nje « lëvizja e kthimit » qe duket se se e kane kuptuar se motoja e kesja levizje « braktisa e islamin » eshte nje thirrje me elemente raciste, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Të konvertuarit e krishterë në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë myslimanë, shpresojnë të ringjallin të kaluarën para-islamike që ata e shohin si çelës për identitetin e tyre evropian… » ka shkruar sot The New York Times ne shrkimine sja me titull: « Një lëvizje drejt krishterimit trazon në një tokë muslimane » (A Move Toward Christianity Stirs in a Muslim Land)

Sipas gezates amerikane « Ceremonia ishte një nga shumë muajt e fundit në Kosovë, një ish territor serb i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë që e shpalli veten shtet të pavarur në vitin 2008. Në një regjistrim të popullsisë pranverën e kaluar, 93 për qind e popullsisë e deklaroi veten myslimane dhe vetëm 1,75 për qind katolike romake … »

« Një numër i vogël i aktivistëve të krishterë shqiptarë etnikë, të gjithë të konvertuar nga Islami, po u bëjnë thirrje të afërmve të tyre etnikë që ta shohin kishën si shprehje të identitetit të tyre, shkruan e vazhdim The New York Times duke shtuar se ata njihen  si « lëvizja e kthimit », qe ne fakt nuk qendron, sepse per here te pare degjohet ky term, qe duket se kjo gazeta amerikane ka « korrigjuar » moton e ketij grupacioni te vogël te njohur si i ashtuqujaturi « Levizja e Decanit » te cilet ftonin për « braktisjen e islamit », qe duket se The New York Times e ka kuptuar se kjo thirrje përbëne elemente raciste!

Ne vazhhdim The New York Times shkruan se « Derisa Perandoria Osmane pushtoi atë që është sot Kosova dhe zonat e tjera të Ballkanit në shekullin e 14-të, duke sjellë me vete Islamin, shqiptarët etnikë ishin kryesisht katolikë. Nën sundimin osman, i cili zgjati deri në vitin 1912, shumica e popullit shqipatre meqe ishin pagan zgjodhen islamin… »

« Duke e përmbysur atë proces, tha At Fran Kolaj, prifti që bëri pagëzimet jashtë fshatit Llapushnik, shqiptarët etnikë mund të rimarrin identitetin e tyre origjinal… » ka shkruar gazeta amerikane NYT.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për rritjen e islamit në Kosovë. Gazeta amerikane ka ofruar perspektiva të ndryshme për këtë temë që ka nxitur reagime e debat në Kosovë, duke folur me prijës fetarë, historianët e qytetarë në Kosovë, transmeton le Canton27ch

Për këtë çështje gazeta amerikane ka realizuar intervistë në Prishtinë dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kurti për NYT ka thënë se për identitetin shqiptar, feja asnjëherë s’ka qenë e rëndësisë së parë. Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

“Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu. “Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë.”, ka thënë Kurti.

Sipas nje ankete nga gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, në rritjen e numrit te muslimanëve ne Kosovë ka ndikuar me rritjen e ismamofobisë, sidomos nga dalja publike e lëvizjes « ta braktisim islamin » qe The New York Times e korrigjon moton e saj duke e emëruar si « lëvizja e kthimit »

Por sipas gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch ne ballkan askush nuk e ka besimin si nje fe « origjinale » te gjithe e kane te importuar, sikur shqiptaret qe dikur ishin pagan dhe me pastaj zgjodhen fete  e tyre, qe sipas deshires, vullnetit dikush pelqeu islamin e ndokush katolicizmin apo ortodoksizmin. Por, sipas historianëve dhe analisteve kobmera dhe dnerkombëtar, shqiptare muslimane te cilet kishin strehuar edhe ne xhami hebrenjet, thone se « falë fesë islame e kishtin ruajtur kombin dhe i kishte mbrojtur nga asimilimi i tyre në sllavë.. ».

« Shqiptarët etnikë, të cilët i kanë rrënjët tek një popull i lashtë i quajtur ilirë (pellazg¨¨e-pagan) jetojnë kryesisht në Shqipëri, një vend në detin Adriatik. Por ata gjithashtu përbëjnë një shumicë të madhe të popullsisë në Kosovën fqinje dhe më shumë se një të katërtën e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.. »  shkruan me tutje  The New York Times. Sipas kësaj gazete amerikane « Deri më tani, ceremonitë e pagëzimit që po zhvillohen në Kosovë nuk kanë shkaktuar kundërshtime të dhunshme, megjithëse ka pasur disa denoncime të zemëruara në internet. (Nuk dihet se sa konvertime janë bërë deri më tani.).. »

Por historianët, të cilët pajtohen se krishterimi ishte i pranishëm në Kosovë shumë kohë përpara se Perandoria Osmane të sillte Islamin, vënë në dyshim të menduarit pas lëvizjes.

“Nga perspektiva historike ajo që ata thonë është e vërtetë,” tha Durim Abdullahu, historian në Universitetin e Prishtinës për gazten amrikane The New York Times.

“Logjika e tyre do të thotë që të gjithë të bëhemi paganë” sepse njerëzit që kanë jetuar në territorin e Kosovës së sotme para ardhjes së krishterimit dhe më vonë islamit ishin jobesimtarë… » ka thenë historiani kosovar per The New York Times, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

« Si shumë kosovarë të tjerë, z. Abdullahu tha se ai besonte se Serbia, e cila ka një popullsi kryesisht të krishterë ortodokse, kishte ndihmuar në nxitjen e lëvizjes së kthimit si një mënyrë për të mbjellë përçarje në Kosovë. Ndërkohë që Serbia është akuzuar prej kohësh për minimin e stabilitetit të Kosovës, nuk ka asnjë provë se ka promovuar konvertimet… » ka shkruar The New York Times (Like many other Kosovars, Mr. Abdullahu said he believed that Serbia, which has a mostly Orthodox Christian population, had helped stoke the return movement as a way of sowing discord in Kosovo. While Serbia has long been accused of undermining Kosovo’s stability, there is no evidence it has been promoting the conversions.), citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Megjithatë, Christophe Goddard, një arkeolog francez që punon në vend, tha se ishte e gabuar të imponoheshin konceptet moderne të kombit dhe etnisë mbi popujt e lashtë. « Kjo nuk është histori, por politikë moderne, » tha ai.

Trump: Kosova vendi i parë mysliman që hapi ambasadë në Jerusalem (Trump: Kosovo is the first Muslim country to open an embassy in Jerusalem)

Sidoqofte, pamvaresisht nga spekulimet e mediave apo pseudohistorianët, gazeta amerikane The New York Times ka harruar ta thote nje gje të vertete se shqiptaret jane shembull ne bote per tolerance dhe harmoni nderfetare te cilet kurre nuk kane pasur luftra mes vete, tolerance kjo nderfetare ne Kosovë nuk i konvenon Serbise, prandaj edhe ka krijuar ne menyre indirekte levizje te ndryshme ne Kosove për shkak te deshtimit te saj politik per ta ripushtuar Kosovën.  Për tolerancen dhe harmonin e nderfetare ne mesin e shqiptareve kane shkruar mediat e shumta boterore, sipas te cilave, per dallim nga shqiptare,  popujt dhe fete tjera (katolike, protestane, ortodokse ) kane zhvilluar luftra te pergjakshme, masakra dhe krime te shumta mes veti. Shembullin e tolerances nderfetare nder shqiptaret dhe ne shtetin e Zvicres duhet ndjekur jo vetem Serbia, por edhe Franca, Amerika dhe disa vende tjera ne bote,  ka shkruar ne fund Le Canton27.ch

Gazeta tjeter po ashtu amerikane Washington Post ka shkruar dite më pare se «Muhamed Ali, një nga muslimanët më të njohur të Amerikës, mbrojti fenë e tij si një fe të paqes dhe kritikoi ata që e karakterizojnë keq Islamin për përfitime personale, në një deklaratë që synonte kandidatin kryesor presidencial republikan.. » (Muhammed Ali, one of America’s best-known Muslims, defended his religion as one of peace and criticized those who mischaracterize Islam for personal gain, in a statement aimed at the Republican presidential front-runner.)
“Ne si muslimanë duhet t’u bëjmë ballë atyre që përdorin Islamin për të çuar përpara axhendën e tyre personale,,, » tha nder tjera Muhammen Ali në një deklaratë të lëshuar fillimisht për NBC News.
“Ata kanë larguar shumë nga të mësuarit për Islamin. Myslimanët e vërtetë e dinë ose duhet ta dinë se është në kundërshtim me fenë tonë të përpiqemi të detyrojmë Islamin mbi këdo…”, ka deklaruar Muhamed Ali Klei ne Washington Post, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Derniers articles