Nga data 19 deri më 22 nëntor 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. shefi NATO-s Stoltenberg do te gjendet në Kosovë ku do të ketë diskutime me predienten Vjosa Osmani dhe kreministrin Albin Kurti, kane njftuar burimet nga zyra sekretarit të përgjithshem te NATO-s gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kryemininistri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që vizita Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Jens Stoltenberg, dëshmon për angazhimin e kësaj aleance ushtarake për sigurinë e Kosovës.
Nga dje (më 19 nëntor) Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po zhvillon nje vizite-trune disa vendeve evropiane duke filluar me Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të ketë një darkë pune me anëtarët e Presidencës. Kurse sot shefi NATO-s Stoltenberg do te gjendet në Kosovë ku do të ketë diskutime me predienten Vjosa Osmani dhe kreministrin Albin Kurti.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Kurti thotë se edhe Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht po ekspozon synimin e Rusisë për të provokuar konflikt në Ballkanin Perëndimor, shkruan Le Canton27.ch
“Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë tonë. Me BE që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është Sti sigurojë Kosovës statutin e kandidatit në BE dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.