4.1 C
Berne
jeudi 12/03/2026

Sesioni i 70-të i Komisionit të OKB për Statusin e Grave, Shqipëria thekson reformën në drejtësi dhe forcimin e mbrojtjes

Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për forcimin e aksesit të grave, gjatë Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

SHKRIMI POSHE ME AI (?!)

Në emër të grupit të përbërë nga Holanda, Kili, Kenia, Kirgistani dhe Shqipëria si miq të të drejtave të njeriut në multilaterizëm dhe të më shumë se 80 vende nga 5 rajone të ndryshme, 🇦🇱 mbajti një deklaratë mes të cilës:
✅ ritheksoi angazhimin për multilaterizmin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut;
✅ riafirmoi që të drejtat janë universale, të pandashme, të ndërlidhura dhe ndërvarura;
✅ theksoi përparësinë për sigurimin e fondeve të nevojshme dhe të qëndrueshme për shtyllën e të drejtave të njeriut në OKB;
✅

Nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, prof. Evis Sala, theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të avancuar barazinë gjinore përmes reformës në drejtësi, forcimit të legjislacionit dhe rritjes së përfaqësimit të grave në vendimmarrje.

Drejtësia e ndjeshme ndaj dimensionit gjinor fillon me ligje të forta që garantojnë barazinë dhe ndalojnë diskriminimin, por këto të drejta marrin kuptim të plotë vetëm kur gratë dhe vajzat mund të mbështeten tek institucione që janë të aksesueshme, të përgjegjshme dhe të ndjeshme ndaj nevojave të tyre,” u shpreh ajo.

Ministrja Sala theksoi zgjerimin e mekanizmave të aksesit në drejtësi, përfshirë rritjen e ndjeshme të sistemit të ndihmës juridike falas në Shqipëri, ku gratë përbëjnë shumicën e përfituesve, si dhe funksionimin në nivel kombëtar të mekanizmit të koordinuar të referimit për trajtimin e dhunës me bazë gjinore.

Njëkohësisht, ajo pranoi se reforma në drejtësi ka sjellë edhe sfida tranzitore, përfshirë procedura gjyqësore të zgjatura dhe riorganizimin e gjykatave, duke theksuar se sigurimi i një aksesi gjithëpërfshirës në drejtësi, veçanërisht për gratë në zonat rurale dhe për ato në situata të cenueshme, mbetet një prioritet.

“Ndërsa Shqipëria përparon në rrugën e saj evropiane, sigurimi që sistemi i drejtësisë dhe i qeverisjes t’u shërbejë njësoj grave dhe burrave do të mbetet në qendër të zhvillimit tonë demokratik,” përfundoi ministrja Sala.

Shqipëria do të vazhdojë të forcojë zbatimin e reformave përmes rritjes së kapaciteteve institucionale, edukimit ligjor dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë agjencitë e OKB-së dhe organizatat e shoqërisë civile. /rtsh

Derniers articles