0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Presidenti shqiptar te henën e ardhshme vizite ne seline e NATO-s. Pritet nga Jens Stoltenberg


Bruksel /NATO , 2 mars -Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s takohet me Presidentin e Shqipërisë, eshte ky eshte lajmi i fundit nga selia e NATO-s qe ju eshte percjellur gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Brukseli.

Takimi do të zhvillohet më datën 7 mars në selinë e NATO-s. Pas takimit, Stoltenberg dhe Begaj do të dalin në një konferencë për shtyp.

Gazeta Le Canton27.ch ka mesuar se teme bisede mes shfit te NATOs dhe presidneit shiptare do te jete situata e sigurise ne Shqiperi dhe rajoin.

Kjo do të jetë vizita e parë e Presidentit Begaj në këtë nivel që pas marrjes së postit si kreu i shtetit shqiptar.

Stoltenberg ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë ne rajon si anetare e NATO-s 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Stoltenberg ka thënë se Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO-n, dhe se e vlerëson kontributin e Shqipërisë për stabilitetin dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit.

Stoltenberg i përmendi edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it, të cilat qëndrojnë në Kosovë.

“Shqipëria kontribuon në forcat shumëkombëshe në Letoni dhe Bullgari, dhe u ndihmoni në parandalimin e çdo agresioni ndaj vendeve të NATO-s, ju kontribuoni për KFOR-in që është me bazë në Kosovë. Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATON, dhe e vlerësojmë Shqipërinë për nxitjen e stabilitetin dhe bashkëpunim në rajon”, ka thënë Stoltenberg.

Do përkujtuar se Shqipëria ne vitin 2009 u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO ne kohe kur dr.Sali Berisha i printe vendit. Më 25 prill 2008 Shqipëria dhe Kroacia nisën zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në NATO. Agjenda e këtyre bisedimeve përfshinte çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore që të dy vendet trajtuan me ekspertët e Aleancës, me qëllim rikonfirmimin e vullnetit të tyre për të përmbushur në të ardhmen të gjitha detyrimet që lidheshin me anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancë.

Nëpërmjet një serie takimesh dypalëshe midis ekipeve të ekspertëve të NATO-s dhe ekipeve të institucioneve shqiptare u trajtua dhe u konfirmua zyrtarisht interesi, vullneti dhe mundësitë e Shqipërisë për të plotësuar detyrimet dhe angazhimet politike, ligjore dhe ushtarake të anëtarësimit në NATO. Produkt final i këtyre diskutimeve ishte një kalendar me afate kohore për përmbushjen e kritereve dhe reformave të domosdoshme.

Periudha e përgatitjes për anëtarësim shërbeu për intensifikimin e përpjekjeve nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për të thelluar në të gjitha drejtimet reformën e mbrojtjes, duke përshpejtuar realizimin e prioriteteve sipas standardeve të NATO-s. Kështu, u punua me përparësi për plotësimin e kuadrit të dokumenteve bazë strategjike të rishikuara, si Strategjia Ushtarake, Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FARSH 2007-2020, Udhëzimi për Planifikimin Strategjik 2008, etj.

Më 9 korrik 2008, të 26 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan gjatë një ceremonie në selinë e NATO-s në Bruksel Protokollet  e Anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë, akte këto juridike që i bashkëngjiten Traktatit të Uashingtonit duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm institucional  për anëtarësimin e të dy vendeve në Aleancën Atlantike.

Shqipëria mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ndërsa një ditë më vonë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë së cilës atij iu akordua titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.

Gjithashtu, Shqipëria zgjeroi kontributin e saj  në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan, si në ISAF dhe Misionin Resolute Support, pas vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në disa prej komandave rajonale të ISAF-it,  duke përmbushur më së miri detyrat e ngarkuara nga komanda e ISAF-it. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë. Ajo i ka kushtuar dhe kushton vëmendje të veçantë mbështetjes së bashkëpunimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe procesit politiko-ushtarak të ridimensionimit të rolit të KFOR-it në Kosovë.

Meritat e ilderit kombëtar Sali Berishes për anetaresimin e Shqiperisë në NATO

Anëtarësimi në NATO, Berisha: Falë reformave tëNë kuadër të përvjetorit të anëtarësimit në NATO, ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social « Facebook » shprehet se data e sotme është datë historike për Shqipërinë pasi Aleanca e atlantikut të Veriut pranoi vendin tonë si anëtare me të drejta të plota të saj.
Berisha thekson se duke qenë pjesë e NATO-s, mund të ndërtosh lehtësisht në paqe, siguri dhe liri të plotë të ardhmen.
« Të dashur miq, pas ftesës në Bukuresht më 3 Prill 2008, Aleanca e Atlantikut të Veriut me datën 1 Prill të vitit 2009, në një vendim historik, pranoi Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota të saj. Për ne shqiptarët, me një histori tejet të vështirë e që vuajtëm më shumë se çdo komb tjetër, për sigurinë dhe ekzistencën tonë, ky akt përbën arritjen më madhore në fushën politike dhe atë të sigurisë kombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në, më së fundi, do mund të ndërtojmë në paqe, liri dhe siguri të plotë të ardhmen që meritojmë. Rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO bëhet gjithnjë e më madhe në këtë kohë kur paqja po bëhet gjithnjë e më e pasigurt Anëtarësimi në NATO ishte rezultat i suksesit të reformave të gjithanshme politike, ekonomike dhe atyre në fushën e sigurisë të Shqipërisë. Por ky anëtarësim u bë i mundur nga mbështetja e fuqishme e SHBA dhe vendeve anëtare. Në këto 5 vite Shqipëria, Forcat e saj të Armatosura, kanë përmbushur me dinjitet detyrimet e tyre ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut. Por më gjithë këtë, ata që dje zgjodhën përçarjen për të kremtuar këtë 5 vjetor, dhe që 5 vjet më parë protestuan me portrete të Enver Hoxhës kundër anëtarësimit apo organizuan puçin e 21 janarit, janë problem madhor dhe me lidhjet e tyre me krimin kërcënojnë stabilitetin e vendit.
Duke përfunduar, le te shprehim ne mirënjohjen tonë më të thellë ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë e anëtarë të saj! »- shkruan Berisha.

Derniers articles