0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Qeveria e Serbisë reagon pas postimit të anëtarit të LVV-së: “Këto kërcënimet me armë, a tregojnë se prioritet është Shqipëria e Madhe’

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas postimit të zyrtarit të LVV-së, Fidan Ademi.

 Ky i fundit tha se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet, me pushkë apo me referendum, transmeton Indeksonline.

Në Tëitter, Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka pyetur liderin e LVV-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “a nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet tuaja kryesore? “Ku e vendosni dialogun në atë rast, në vendin e pestë apo më poshtë? Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja është në paqe!”.

Fidan Ademi, përveç që është zyrtar i LVV-së, është edhe Drejtor në komunën e Mitrovicës./Indeksonline/

 

 

Derniers articles