Pritet të reagoj AGK e Xhemajl Rexhës per rastin e gazetarit dhe ish-ushtarit të UCPMB-së nga Bujanoca Nexhat Behluli meqë akuza eshte gati e ngjajshme për « veper penal » sikur ajo ndaj kolegut Mehmetaj
AGK-ja e shqetësuar me thirrjen në prokurori për vepër penale ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së.
Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova.