Presidenti Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB, raporton nga selia e OKB-se gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Shteti më i ri në rajonin tonë, Republika e Kosovës, është gjithnjë e më shumë kontribuese në paqe, dialog dhe bashkëjetesë në Ballkanin Perëndimor. 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe me gjere është i pamohueshëm.
Presidenti Begaj tha se 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka dëshmuar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe vlerave demokratike.
Sipas Begaj vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë se Kosovës, mbeshtetja per anetaresimin e saj ne Kombet e Bashkuara dhe ne organizatat e tjera nderkombetare eshte nje akt drejtesie ndaj popullit te Kosoves, eshte nje hap qe forcon edhe me shume paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor dhe nje kontribut ne stabilitetin e Europes.
“Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së saj dhe mbështetja për anëtarësimin në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës dhe një hap që forcon paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Begaj, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Presidenti Begaj: Te drejtat e liritë e shqiptareve te Lugines se Presheves te rrespektohen!
Shqiperia kerkon qe te drejtat e liritë e shqiptareve te Lugines se Presheves te respektohen, qe shqiptaret atje te mos diskriminohen por te integrohen, që gjuha shqipe te perdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre te mbrohen dhe promovohen.