11.5 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Presidenti Bajram Begaj pritet nga shefi i OKB-së Guterres, bisedojne edhe për Kosoven dhe shqiptaret ne ballkan

New York / UN, 26 shtator -Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kane njoftuar zytaret e OKB-së gazeten zvicerane ens hop LeCanton27.ch

Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mbi procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (« The Secretary-General and the President exchanged views on developments in the Western Balkans, on the country’s European Union accession process, and on the Sustainable Development Goals. « ), citon LeCanton27.ch

Nga ky takim Begaj-Guteros, sipas burimeve dploamtike te gazetes zvicerane LeCanton27.ch kane biseduar pos te drejtave te njeriut në Shqiperi, pane folur edhe  edhe për Kosoven dhe  shqiptaret ne ne ballkan.

Mësohet se Presidenti Begaj theksoi angazhimin e vendit për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut. Ai gjithashtu vlerësoi udhëheqjen e Guterres në këto kohë të vështira për multilateralizmin.

Presidenti Begaj: Te drejtat e liritë e shqiptareve te Lugines se Presheves te rrespektohen!

Siq kemi raportuar, ne fillim te kesaj jave presidenti Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB, raporton nga selia e OKB-se gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Shqiperia kerkon qe te drejtat e liritë e shqiptareve te Lugines se Presheves te respektohen, qe shqiptaret atje te mos diskriminohen por te integrohen, që gjuha shqipe te perdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre te mbrohen dhe promovohen.

Sa i përket Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria promovon aktivisht dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimin rajonal si rruga e vetme drejt stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm.
“Vizioni ynë është integrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ruajtja e vlerave demokratike. E ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti,” tha ai.
Kreu i Shtetit kujtoi udhëtimin e Shqipërisë nga izolimi tek integrimi euroatlantik dhe theksoi përkushtimin për përfundimin e negociatave të anëtarësimit në BE në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030.

Derniers articles