Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës..
« Policia e Edi Rames e arresotjne ish-anëtarin e UÇK në Tiranë, paralajmërohet protestë para kryeministrisë.. » ishte ka lajmi jo i dites, por i javes ne mediat shqiptare qe pushtoi mediat shqiptare ne vitin 2023, shkrua gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Protesta është thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës” dhe kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara. Kjo proteste kundër arrestimit te ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj u mbajt më 6 gusht 2023 rreth orës 16:00 para kryeministrisë. Fale protetasave dhe reagimeve te shumta kunder Qeverise Rama ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj nuk ekstradohet në Hagë!
Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë.
Kush eshte Dritan Goxha ?
Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit. Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.
Në vitin 1998 titullohet oficer i aviacionit luftarak (pilot) në Akademinë e Aviacionit Vlorë;
Në 23 Mars 1999 Dritani kthehet nga shkolla “Hekenic Air Force Akademy” – Greqi, pasi kreu praktikën fluturuese me një grup prej pilotë të rinj shqiptarë, për pilotim të avionit luftarak;
Më 29 mars 1999 kthehet në Shqipëri dhe emërohet nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, oficeri koordinimit midis Shtabit të Përgjithshëm të UÇK dhe komandën amerikane në Shqipëri, njëkohësisht edhe pjesëmarrës në Operacionin “Shigjeta” të UÇK-së.
Në shkurt të vitit 2000 Dritani angazhohet në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB) për çlirimin e Kosovës Lindore dhe bashkimin e saj me Kosovën.
Dritanin, komanda e UÇPMB-së e ngarkoi me detyrën e komandantit te batalionit në mbrojtje të Bujanovcit, në rajonin e quajtur Molla e Kuqe, në veri të qytetit Bujanovc.

