3.6 C
Berne
samedi 15/03/2025

Pas Gjakovës, edhe mesuesit e Podujeves « dezertojne » nga SBASHK-u i Rrahman Jasharit

Ndonëse është dita e 23-të e grevës së SBASHK-ut, disa shkolla në qytete të ndryshme të vendit e kanë filluar vitin e ri shkollor.

Në Komunën e Podujevës të gjitha shkollat fillore e kanë nisur pjesërisht mësimin.

Ndërkaq, në shkollat profesionale “Fan S.Noli” dhe “Isa Boletini” janë duke punuar me numër më të vogël të profesorëve, kurse në gjimnazin “Aleksander Xhuvani” mësimi nuk ka filluar.

Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në këtë komunë.

“Shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre, si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Ndërsa, arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”.

“Në gjimnaz kishte nxënës por asnjë profesor nuk e zhvilloi mësimin, ndërsa në shkollat profesionale ka nxënës më pak por janë deri 10 deri në 11 profesorë që punojnë”,ka thënë Fetahu për KlanKosova.tv.

Pos Podujevës, mësimi ka filluar edhe në disa shkolla të Gjakovës.

Drejtoria komunale e arsimit atje, ka deklaruar dje se mësimin sot do ta fillojnë edhe pesë shkolla.

Derniers articles